Dita e 14 marsit do të jetë festival i matematikës për herë të parë edhe në Kosovë. Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore dhe Shtëpia Botuese “Dukagjini” janë bashkuar për të shënuar “Ditën e Matematikës”.
Qëllimi i këtij aktiviteti është që të rritet hapësira publike ku diskutohet për matematikën, për shkencat dhe për arsimin në Kosovë. Po ashtu, qëllimi është që të përfshihen, në mënyrë konkrete, të gjitha grupmoshat në aktivitete që festojnë për matematikën, e nënvizojnë rëndësinë e saj dhe e promovojnë mësimdhënien dhe mësimnxënien e saj.
Aktiviteti synon si audiencë publikun e gjerë, me fokus ata që janë të lidhur me arsimin, përfshirë mësimdhënësit dhe nxënësit, si dhe prindërit e nxënësve.
Janë së paku pesë aktivitete të veçanta që do ta shënojnë “Ditën e Matematikës”, e për të cilat e ftojmë publikun që të marrë pjesë.
Fillimisht, ftojmë të gjithë qytetarët pa dallim, nga të gjitha moshat, që me një ese deri në 600 fjalë të përshkruajnë përvojën e tyre me matematikën. E hapur për të gjithë është edhe thirrja për një video njëminutëshe, me temën “Sikur të isha mësimdhënës, ja si do ta shpjegoja matematikën”). Esetë dhe videot do të pranohen deri më 7 mars 2023, në orën 16:00, në adresën ditaematematikes@gmail.com. Ndonëse nuk bëhet fjalë për garë, por për një festival, organizatorët kanë planifikuar që të ndajnë nga tri shpërblime, me vlerë prej 200, 150 dhe 100 euro për tri kontributet e përzgjedhura nga një komision profesional për ese dhe për videot më të mira.
Nxënësit e shkollave pjesëmarrëse (klasat VI-IX, shkollat “Ismail Qemali”, “Hasan Prishtina”, “Dardania”, “Meto Bajraktari”, “Shkëndija” si dhe Gjimnazi i Specializuar Matematikor) do të punojnë vepra arti (vizatime, piktura, ose ndonjë konstruksion) lidhur me matematikën ose inspiruar nga matematika.
Video deri në 1 minutë do të përgatitin edhe mësimdhënësit e matematikës, ku do të tregojnë se pse e kanë zgjedhur profesionin e tyre si matematikanë.
Festivali për “Ditën e Matematikës” do të mbahet në ambientet e Gjimnazit të Specializuar Matematikor, në Prishtinë.
Ndryshe, në ShBA, qe një kohë 14 marsi shënohet si Dita e Numrit π (pi). Arsyeja pse pikërisht kjo datë ishte zgjedhur ka të bëjë me vlerën e përafërt (3.14) të numrit π si dhe faktit që në ShBA datat shënohen duke e shkruar së pari muajin (3) e pastaj ditën (14) . Në vitin 2019, UNESCO-ja e miratoi 14 marsin si Ditën Ndërkombëtare të Matematikës.
Në Kosovë, aktiviteti organizohet nga Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore dhe Shtëpia Botuese “Dukagjini”, përkrahur nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'