Sot shënohet 81-vjetori i lindjes së ish-presidentit historik Ibrahim Rugova.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani thekson se presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova mbetet frymëzim i përhershëm, simbol i qëndresës dhe i ëndrrës së madhe për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike


Lexoni të plotë postimin e saj:

I lindur 81 vjet më parë, arkitekti i pavarësisë, Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe vendosmërisë në kohë të errëta, si dhe udhërrëfyes drejt lirisë dhe pavarësisë.

Me urtësinë, kulturën politike dhe vizionin largpamës, Presidenti Rugova e ngriti çështjen e Kosovës në majat e diplomacisë botërore.

Ai mbetet frymëzim i përhershëm, simbol i qëndresës dhe i ëndrrës së madhe për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike.

Trashëgimia e Presidentit është testament për paqen, për shtetin sovran dhe të integruar në familjen euro-atlantike.

Lavdi jetës, veprës dhe idealit të Presidentit historik!. /Telegrafi/