LAJMI I FUNDIT:

Dita e Karrierës me Coca-Cola HBC

Dita e Karrierës me Coca-Cola HBC

Javën e kaluar ishte Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë, një javë e mbushur me ngjarje që festojnë novatoret e rinj dhe krijuesit e vendeve të punës, dhe që bashkon akterët dhe palët e interesit për t’u lidhur, angazhuar dhe forcuar ekosistemin e Kosovës.

Për t’iu bashkuar një prej festimeve më të mëdha në botë, Coca-Cola HBC Kosova përkoi me “Ditën e Karrierës” me qëllim të udhëheqjes dhe mentorimit të popullatës së re të Kosovës drejt rrugës së tyre të karrierës. Ngjarja u organizua në kuadër të programit kryesor të Coca-Cola Youth Empowered për fuqizim të rinisë në të cilin kompania vazhdon të fuqizojë të rinjtë e Kosovës duke ofruar qasje falas në trajnimin për: Shkathtësi sociale, shkathtësi digjitale dhe shkathtësi afaristet si dhe duke i dhënë qasje falas grupeve dinamike të mentorëve për gjeneratën e ardhshme të profesionistëve të Kosovës.

Ngjarja u mbajt në objektet e Qendrës së Inovacionit në Kosovë, një partner i Coca-Cola HBC Kosova Youth Empowered, dhe paraqiti një treshe dinamike të mentorëve, duke përfshirë Ilir Cakollin, Menaxher Rajonal i Shitjeve nga Coca-Cola HBC, Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Shkendije Himaj, eksperte financiare dhe bankare. Paneli e filloi diskutimin duke iu përgjigjur pyetjes “Kush isha unë para se të dija se kush isha?” me objektivin për të nxitur pjesëmarrësit që të vazhdojnë të ndjekin aspiratat e tyre profesionale dhe akademike pavarësisht sfidave me të cilat mund të përballen gjatë rrugës, veçanërisht duke marrë parasysh pandeminë COVID-19 që ka goditur rëndë tërë kombin.

“Ne besojmë në mbështetjen e komuniteteve ku operojmë, përmes arsimit, zhvillimit të rinjve, nismave qytetare dhe aktiviteteve të tjera të komunitetit. Këto janë kohë sfiduese dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar në të gjitha fushat. Në kontekstin e pandemisë Covid-19, ne kemi sfida të reja të mëdha për sistemet tona arsimore dhe tregjet e punës, por edhe një mundësi unike për ndryshime strukturore ndërmjet këtyre dy botëve dhe efekteve pozitive të qëndrueshme. Shpresojmë që programi Youth Empowered do të sigurojë tranzicionin e të rinjve në punë pasi ofron një sistem gjithëpërfshirës mbështetjeje që udhëzon dhe fuqizon të rinjtë të përgatiten më mirë për tregun e punës” – tha Ilir Cakolli, Menaxher Rajonal i Shitjeve në Coca-Cola HBC.

Diskutimi vazhdoi nga të gjithë mentorët duke rrëfyer historitë e tyre të suksesit dhe dështimit duke bërë komente frymëzuese si dhe duke ndarë këshilla se si të rriteni profesionalisht dhe akademikisht, si të përgatiteni për një intervistë dhe si të zgjeroni rrjetin tuaj dhe të shfrytëzoni mundësitë e dhëna. “Kam mbaruar shkollën e mesme në të njëjtën kohë, në një situatë të vështirë politike dhe ekonomike, nuk kisha një pasqyrë të qartë se çfarë doja të isha, por e di që doja të isha i suksesshëm dhe kjo më motivoi të mbyll barrierat dhe të bëhem versioni më i mirë i vetes time” – deklaroi Arian Zeka – Drejtor Ekzekutiv në Odën Amerikane, një tjetër perspektivë nga një profesioniste femër që u drejtohej grave të reja erdhi nga specialistja financiare dhe bankare, Shkendije Himaj, e cila tha: “Shpesh isha gruaja e vetme në një takim, e di se gjatë viteve do të keni shumë pengesa dhe sfida dhe shpesh do të keni dëshirë të dorëzoheni por nuk duhet. Unë e bëra atë, dhe ju gjithashtu mundeni. Synimi im është të hap rrugë për brezin e ri të grave që ta kenë më të lehtë se unë”.

Diskutimi vazhdoi për një orë e gjysmë ndërsa pjesëmarrësit dhe mentorët mundën të pinin pije nga Coca-Cola HBC si dhe ekskluzivisht produktin më të ri të portofolit të tyre, Costa Coffee. Ngjarja u transmetua LIVE gjithashtu, studentët dhe pjesëmarrësit ngritën një sërë pyetjesh dhe zhvilluan një diskutim mjaft produktiv.

Diskutimi u mbyll duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të rinjve në Kosovë dhe Coca-Cola HBC përmendi se janë vazhdimisht në kërkim të talenteve të reja dhe se kanë pozita të hapura në kompani.

Artikull i sponzorizuar