LAJMI I FUNDIT:

“Dita e Gështenjës”, Haradinaj kujton fëmijërinë kur mblidhte gështenja

“Dita e Gështenjës”, Haradinaj kujton fëmijërinë kur mblidhte gështenja

Të rrethuar nga peizazhi i gjelbër, e nën tingujt e valles së xhubletës e asaj tradicionale malësore, në Deçan u mbajt festa tradicionale për shënimin e “Ditës së Gështenjës”.

Ky manifestin kulturor është bërë tashmë tradicional, pasi po bëhet viti i pestë që po shënohet një ditë e tillë.


Në një fjalë rasti, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e cilësoi simbol të Deçanit gështenjën, për të cilën tha se dikur ka qenë mjaftë e respektuar.

Ish-kryeministri Haradinaj kujtoi disa momente të fëmijërisë, derisa tha se ka qenë ngjarje e madhe kur gështenjat e para të kenë mbërri në dorë.

Ai vlerësoi punën e kryetarit të Ramosaj, derisa shtoi se Deçani ka shumë mundësi, resurse dhe potencial, për të cilat duhet punuar fortë edhe më tutje.

Se duhet punuar më shumë për të krijuar besim e kushte banorëve të Deçanit që t’u mundësohet një jetë më e mirë, e thotë edhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Ramosaj shtoi se sot po shënohet edicioni i pestë i festës së “Ditës së Gështenjës”, ku do të bëhet promovimi i produkteve të ndryshme tradicionale, si mjaltës, bimëve të ndryshme, dhe prodhime të drurit.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi tha se historikisht Deçani është gardian i traditave dhe kulturës.

Ai shtoi se mikpritja dhe dashamirësia që jep Deçani po ia rritin namin Kosovës, dhe gjithashtu sipas tij po e shtojnë turizmin.

Ndërkaq, në kuadër të këtij organizimi u ekspozuan disa piktura nga studentë dhe artistë të ndryshëm.

Banorët e Deçanit të cilën po shitnin gështenja, u shprehën se këtë vit kualiteti dhe prodhimtaria ka qenë më e dobët, për shkak të motit të pa përshtatshëm. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori