Dita e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale, nga mesnata fillon heshtja zgjedhore

Kandidatët për presidentin e pestë të shtetit, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova, i shfrytëzojnë orët e fundit për t’i bindur qytetarët që më 5 maj ta japin votën për programet e tyre. Të dy kandidatët presin se do të fitojnë të dielën, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Sipas Pendarovskit, mbështetja për të do të thotë perspektivë më e mirë për të gjithë, aderim të sigurt në Evropë, vazhdim të reformave dhe rruga e përbashkët drejt përparimit, zhvillimit dhe integrimit në NATO, por edhe dhënie fund të siç thotë ai, “gruevizmit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kundërkandidatja e tij Siljanovska-Davkova megjithatë, aduti kryesor i së cilës është sundimi i të drejtës dhe pret që shteti ynë të reformohet në çdo pikëpamje dhe se reformat duhet të fillojnë nga ata më lartë.
Kandidati i cili me ta mori pjesë në raundin e parë, Blerim Reka, përmes Facebook-ut u shprehu falënderim pothuajse 80.000 votuesve që e kanë mbështetur dhe ka shkruar se e drejtë e tyre është që të vendosin për cilin do ta japin votën e tyre në raundin e dytë.
“Ato janë vetëm votat tuaja. Ajo është e drejta juaj dhe ju vetë të vendosni për cilin do të votoni në raundin e dytë. Do ta përsëris të njëjtën që e thashë në fillim të fushatës time presidenciale: unë nuk jam tregtar me votat tuaja dhe nuk do t’ju bind për cilin do të votoni këtë javë. Tregtia me votat tuaja është kundër konceptit tim për Republikën, veçanërisht me shtyllën e saj kryesore – sundimi i së drejtës”, porositi Reka.
Aleanca për Shqiptarët në kryesinë qendrore dje përfundoi se raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale po zhvillohet pa ofertë konkrete për qytetarët dhe bëri apel ata të dielën ta shprehin sovranitetin e tyre.
“Partia e përsërit qëndrimin e shprehur gjatë fushatës zgjedhore se mbështetësit e saj nuk i llogarit pronë dhe plaçkë në funksion të interesave meskine të individëve të veçantë. Çdo vote ndaj nesh është forcim i partneritetit me ju për të bashkëndërtuar, jetësuar dhe fuqizuar platformën politike të ASH-së në funksion të barazisë juridiko-kushtetuese dhe socio-ekonomike të shqiptarëve në RMV”, njoftuan nga Aleanca për Shqiptarët.
Ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në tubimin në Shkup u bëri thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të vet që mbështetjen t’ia japin kandidatit Stevo Pendarovski.
“Të dalim më 5 maj dhe ta mbështesim kandidatin pro-evropian drejt NATO-s dhe BE-së”, ka porositur udhëheqësia e BDI-së – partneri i koalicionit të LSDM-së në Qeveri.
Ndryshe, heshtja zgjedhore do të fillojë në mesnatë. Gjatë heshtjes 24-orëshe do të votojnë të burgosurit, të sëmurit dhe personat e pamundur, personat e zhvendosur brenda vendit dhe në diasporë. Të dielën të drejtë vote do të kenë 1.808.131 qytetarë të regjistruar në Listën Zgjedhore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit