LAJMI I FUNDIT:

“Dita më e çmendur e vitit” në Cineplexx, të martën më 6 Gusht të gjitha biletat 2€

“Dita më e çmendur e vitit” në Cineplexx, të martën më 6 Gusht të gjitha biletat 2€

Në javën e parë të gushtit, kinemaja Cineplexx në Albi Mall dhe në Galeria Mall sjellë ditën më të çmendur të vitit!

Me 6 gusht, përgjatë gjithë ditës, bileta e çdo filmi do të kushtojë vetëm 2 euro.

Crazy Day do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren, kinemaja në Prishtinë  do të punoj nga ora 16:15 deri në ora 22:15 dhe kinemaja në Prizren do të punoj nga ora 16:30 deri në ora 21:00.

Biletat tashmë janë në shitje!

Çmimi special prej 2 euro vlen për të gjithë filmat që janë duke u shfaqur në kinema. Krejt çka duhet të bëni është t’i siguroni biletat paraprakisht, duke i blerë ato përmes: 

– Aplikacionit CineplexxKs

– Fizikisht në kinema ose

– Përmes Web-it!

Më poshtë, do t’i listojmë top filmat që mund t’i shikoni gjatë kësaj dite:

– Deadpool & Wolverine: Aventura aksion e Marvel-it sjell në ekranin e kinemasë dyshen legjendare heroike.

– Bad Boys Ride or Die: ‘Bad Boys’ më të preferuar në botë janë rikthyer si dyshja ikonë e aksionit dhe komedisë brilante, por këtë herë me një kthesë të befasishme: më të mirët e Miamit tani janë në arrati.

– Inside Out 2: Gëzimi, Trishtimi, Zemërimi, Frika dhe Neveria, të cilët drejtojnë me sukses operacionin në të gjitha nivelet, nuk janë të sigurt se si ndihen kur para tyre shfaqet Ankthi.

– Despicable Me 4: Në filmin e parë të Despicable Me këto shtatë vite, Gruja, personazhi i preferuar negativ i botës, i kthyer në agjent të Ligës Kundër Të Këqijve, kthehet për një epokë të re -emocionuese kaosi Minionësh në Despicable Me 4.

– A Quiet Place: Day One: Përjetoni ditën kur bota u qetësua.

Më shumë informata rreth filmave mund të gjeni në web faqe: Cineplexx!

Kujdes! Oferta do të jetë e vlefshme vetëm në datën 6 Gusht!

Në trend Ekonomi

Më shumë
Përjetoni pushimet verore  në Hotel “Sunset” me ofertë speciale All Inclusive

Përjetoni pushimet verore në Hotel “Sunset” me ofertë speciale All Inclusive

Ekonomi
Akulloret në Super Viva që po çmendin konsumatorët këtë sezon

Akulloret në Super Viva që po çmendin konsumatorët këtë sezon

Ekonomi
‘Merre Vetë dhe Shko’ - Ekrem Zajmi Themelues & CEO i Vetalgo-s zbulon formën e rezervimeve të mençura dhe udhëtimeve të organizuara

‘Merre Vetë dhe Shko’ - Ekrem Zajmi Themelues & CEO i Vetalgo-s zbulon formën e rezervimeve të mençura dhe udhëtimeve të organizuara

Ekonomi
Gjykata Kushtetuese dha dritë jeshile për pensionet e viteve '90, Murati: Fitore ligjore për Qeverinë

Gjykata Kushtetuese dha dritë jeshile për pensionet e viteve '90, Murati: Fitore ligjore për Qeverinë

Ekonomi
Fluturime që lidhin zemra - Air Munich, zgjedhja e duhur për kthimin në atdhe

Fluturime që lidhin zemra - Air Munich, zgjedhja e duhur për kthimin në atdhe

Ekonomi
Green Coast Hotel - MGallery Collection: Një kapitull i ri për turizmin elitar shqiptar

Green Coast Hotel - MGallery Collection: Një kapitull i ri për turizmin elitar shqiptar

Ekonomi
Kalo në kategori