LAJMI I FUNDIT:

Dita Botërore e Kursimit, qytetarët e Kosovës kanë 609 milionë euro depozita të kursimit

Dita Botërore e Kursimit, qytetarët e Kosovës kanë 609 milionë euro depozita të kursimit

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka shënuar Ditën Botërore të Kursimeve, ku ka hapur konkursin për 10 esetë më të mira për nxënësit e klasave X-XII.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “edukimi financiar luan rol të rëndësishëm në vendimmarrjen individuale për menaxhimin e buxhetit familjar dhe vendimet për financim dhe në këtë aspekt BQK-ja i kushton kujdes të veçantë dhe do të ndërmarrë në vazhdimësi aktivitete në këtë drejtim”.


BQK-ja inkurajon nxënësit, veçanërisht qytetarët e Republikës së Kosovës, që të mësojnë rreth edukimit financiar, me qëllim të krijimit të njohurive e aftësive të menaxhimit të duhur të financave personale.

Gjithashtu, BQK bën të ditur se qytetarët e Kosovës kanë 609 milionë euro depozita të kursimit

“539 milionë euro janë nga ekonomitë familjare. 42 milionë euro janë nga korporatat jofinanciare (bizneset)”, thuhet në njoftim.

Më tej, BQK njofton se depozitat në bankat komerciale deri në muajin shtator 2023 kanë arritur në 5.8 miliardë euro./Telegrafi/