LAJMI I FUNDIT:

Dita Botërore e Alzheimerit: Këshilla se si ta mbështetni dikë që vuan nga kjo sëmundje

Dita Botërore e Alzheimerit: Këshilla se si ta mbështetni dikë që vuan nga kjo sëmundje

Rreth 46.8 milionë njerëz nga e gjithë bota janë duke luftuar me çmendurinë, figurë e cila parashikohet të dyfishohet deri në vitin 2030 dhe, për ata që e kanë një të afërm të prekur nga kjo sëmundje, mund të jetë tepër e vështirë t’i mbështesin ata.

Dita Botërore e Alzheimerit synon ngritjen e vetëdijesimit për formën më të zakonshme të çmendurisë, pasi që janë rreth 700,000 kujdestarë joformal që kujdesen për dikë me këtë sëmundje vetëm në Britani, transmeton Telegrafi.


Kjo datë synon ri-vlerësimin e mënyrës se si njerëzit kanë tendenca të mendojnë rreth kësaj sëmundje. Njerëzit që jetojnë me këtë sëmundje janë zakonisht të lumtur dhe nuk vuajnë, e veçanërisht kur e kanë kujdesin e duhur.

Përndryshe, Alzheimeri është sëmundje e trurit ku proteinat ndërtohen dhe formojnë struktura të quajtura pllaka dhe koklavitje. Kjo shpinë në humbjen e lidhjeve ndërmjet qelizave nervore dhe në vdekjen e tyre, si dhe në humbjen e indeve të trurit.

Alzheimeri është shkaktari më i zakonshëm i çmendurisë – simptomat përfshijnë humbjen e kujtesës, probleme me të menduarit, probleme me gjuhën etj.

Andrea Smith, zëvendës menaxhere në një shtëpi kujdesi në Heathside, ka disa këshilla se si të kujdeseni për dikë që vuan nga kjo sëmundje.

– Krijoni një kuti me memorie, pasi që këto do t’i ndihmojnë personat e prekur t’i rikujtojnë njerëzit dhe ngjarjet nga e kaluara.

Hands of man holding old photographs

– Dëgjoni muzikë me ta, pasi që edhe muzika ka fuqi të jashtëzakonshme që i bën ata të rikujtojnë kujtime të caktuara, duke i rikthyer në vendet dhe kohërat e preferuara.

– Udhëtoni dhe kënaquni.

– Zakonisht personat e prekur kanë apetit të dobët apo e humbin interesin në ushqim, prandaj është e rëndësishme t’i inkurajoni të ushqehen sa më shumë që munden.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori