LAJMI I FUNDIT:

Disney Plus vjen këtë verë edhe në Kosovë

Disney Plus vjen këtë verë edhe në Kosovë

Transmetuesi i filmave i kompanisë Walt Disney, Disney Plus ka konfirmuar se gjatë verës do të lansohet në Evropë, Afrikë dhe Azi Perëndimore; në 42 vende dhe 11 territore të reja.

Pra kjo platformë do të lansohet këtë vit edhe në Kosovë, transmeton Telegrafi.


Vendet e tjera në të cilat do të lansohet transmetuesi janë, Shqipëria, Algjeria, Andora, Bahreini, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Egjipti, Estonia, Greqia, Hungaria, Iraku, Izraeli, Jorania, Kuvajti, Letonia, Libani, Libia, Lihtenshtajni, Lituania, Malta, Mali i Zi, Maroku, Maqedonia e Veriut, Omani, Territoret e Palestinës, Polonia, Katari, Rumania, San Marino, Arabia Saudite, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Afrika e Jugut, Tunizia, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Vatikani dhe Jemeni.

Disney Plus u lansua në vjeshtën e vitit 2019 në SHBA, Kanada dhe Holandë dhe ka 118 milionë abonentë. Brenda Evropës, përveç Holandës, shërbimi është aktualisht i disponueshëm në Austri, Belgjikë, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Islandë, Irlandë, Itali, Luksemburg, Monako, Norvegji, Portugali, Spanjë, Suedi, Zvicër dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Disney Plus ka filma dhe shfaqje Disney, Pixar, Marvel, Star Wars dhe National Geographic. /Telegrafi/