eksperti-banner

Kryetari i Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skender Krasniqi, ka takuar kryetaren e Komisionit Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë, Milva Ekonomi.

Gjatë takimit u diskutua për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.


Palët shkëmbyen ide dhe nisma konkrete për nxitjen e investimeve, lehtësimin e të bërit biznes dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet sipërmarrjeve, si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik të të dy vendeve.

Në takim u vlerësua se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe komunitetit të biznesit mbetet çelësi për krijimin e më shumë mundësive, zgjerimin e tregut dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve.