Me qëllim të shpalosjes së përkushtimit institucional rreth trajtimit të rasteve të dhunës në familje, me temën “Trajtimi institucional i rasteve të dhunës në familje”” organizata INJECT sot ka organizuar një konferencë.
E pavarësisht konfirmimit të pjesëmarrjes së ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe atij të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ata nuk qenë të pranishëm në këtë konferencë, për çka Luljeta Aliu, drejtoresha e organizatës INJECT, tha se mungesa e ministrave, tregon përkushtimin e tyre.
“Nuk kam koment, kjo tregon përkushtimin e tyre. Kam shpresuar që kanë me qenë ministrat, edhe do të detyrohen të qëndrojnë, me i pa shkeljet e drejtave të grave që po bëhen. Sot do të flasim për viktimizimin e grave në institucione. Nëse institucionet që e kanë për detyrë mbrojtjen e tyre dështojnë, dështon edhe legjitimimi i tyre për të jetuar. Ato të cilat përjetojnë dhunë në familje, e kanë shumë të vështirë me i zbardh këto shkelje. Nuk janë tregime, këto janë fakte. Ato janë duke e bërë një betejë me institucionet dhe shtetin”, tha ajo.
Sipas saj, edhe në institucionet ku raportohet dhuna si në prokurori e polici, po bëhen shkelje.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, është shprehur se dhuna në familje është problem i trefishtë, në shoqërinë kosovare. Jashari shtoi se si pasojë e dhunës në familje dhe mos veprimit të shtetit, ka pasur raste që kanë përfunduar në fatalitet.
“Në këtë qasje të trefishtë shteti ka përgjegjësi. Në vitin e kaluar Prishtina kishte 832 raste të raportuara, Prizreni 178, 140 Gjilani dhe Peja 150 raste. Supozojmë që është një fenomen që afekton shoqërinë tonë. Por cila është përgjigje që e marrin këto. Ka pasur raste që kanë përfunduar edhe me fatalitet, e ku ishte shteti”, tha Jashari.
Fatos Rushiti, këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tha se në MPB janë të përkushtuar që t’i përgjigjen jo vetëm dhunës në familje por edhe fenomeneve të tjera.
Sipas tij, nuk mjafton që vetëm MPB të merret me këtë fenomen, por se është i nevojshëm edhe përkushtimi i ministrive të tjera.
“Me sa kemi hasur ne policia është element ekzekutues, duhet edhe ministritë tjera të jenë në lëvizje, sepse policia nuk mund të luaj të gjitha rolet. MPB është e gatshme ti përgjigjet problematike të tilla në çdo kohë që nevojitet”, tha Rushiti. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova