LAJMI I FUNDIT:

Diskutohet mundësia e bashkëpunimit në mes ATK-së dhe UP-së

Diskutohet mundësia e bashkëpunimit në mes ATK-së dhe UP-së

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka pritur në takim Rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, me të cilin folën për mundësit e bashkëpunimit mes Administratës Tatimore të Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës.

Në këtë takim, Murtezaj dhe Dema u pajtuan që të thellojnë bashkëpunimin në fushat me interes për të dy institucionet.


Ky takim është vazhdimësi e takimeve që drejtori Murtezaj është duke zhvilluar me institucionet të ndryshme, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe efikasitetit në punë. /Telegrafi/