LAJMI I FUNDIT:

Diskutimet për tërheqjen e kursimeve pensionale, deklarohet Oda Ekonomike Amerikane  

Diskutimet për tërheqjen e kursimeve pensionale, deklarohet Oda Ekonomike Amerikane  

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me diskutimet e fundit publike dhe nismat legjislative për të mundësuar tërheqjen e kursimeve pensionale.

Oda Amerikane beson se masat e tilla janë në kundërshtim me qëllimin për të cilin fondi i kursimeve pensionale ekziston dhe që masa do të kishte përfitime afatshkurta socio-ekonomike.


“Kursimet pensionale të qytetarëve duhet të mundësojnë një standard të dinjitetshëm të jetesës pas pensionimit të tyre, prandaj reduktimi i vlerës së kursimeve pensionale do të cenojë standardin e jetesës në moshën pas pensionimit”, thuhet në reagim.

Qeveria kundër tërheqjes së mjeteve të Trustit
Lexo po ashtu Qeveria kundër tërheqjes së mjeteve të Trustit

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bënë thirrje Qeverisë që të konsiderojë rishikimin e politikave tatimore për produktet esenciale ashtu që ta bëjë të përballueshme situatën aktuale të çmimeve të ngritura për qytetarët e Kosovës, e veçanërisht atyre me nivel më të kufizuar të të ardhurave. /Telegrafi/