LAJMI I FUNDIT:

Disa vende të BE-së kundërshtojnë taksën për kompanitë teknologjike

Disa vende të BE-së kundërshtojnë taksën për kompanitë teknologjike

Disa vende të Bashkimit Evropian kanë refuzuar planin për t’i tatimuar firmat e mëdha teknologjike si Google dhe Facebook.

Sipas propozimeve të Komisionit Evropian, vendet anëtare duhet të tatimojnë me 3 për qind të të ardhurave vjetore kompanitë teknologjike të cilat akuzohen se qëllimisht shmangin taksat duke dërguar fitimin në vendet anëtarë me taksa të ulëta.


Plani kërkon ndryshimin e taksave në fuqi por kërkon aprovimin e 28 vendeve anëtare ku disa prej tyre u shprehën kundër, përcjell Telegrafi.

Gjermania e cila fillimisht kishte garantuar mbështetjen ndaj plani, kërkoi rishikimin e tij, ndërsa Spanja dhe Britania e Madhe kanë publikuar planet e tyre kombëtare për të taksuar kompanitë dixhitale.

Italia gjithashtu tha nëse marrëveshja Evropiane nuk arrihet brenda vitit të ardhshëm, do të procedojë vetë me implementimin e një takse.

Austria, e cila mban presidencën e BE-së, tha se një tjetër tentativë për të gjetur akordin mes vendeve anëtare do të bëhet në muajin dhjetor. /Telegrafi/