Disa universitete amerikane kufizojnë qasjen në TikTok brenda kampuseve të tyre

Një numër i vogël i universiteteve, tani po bllokojnë qasjen në TikTok nga pajisjet ose rrjetet Wi-Fi në pronësi të shkollave, në lëvizjen më të fundit të një goditjeje në rritje ndaj aplikacionit popullor të videove në formë të shkurtër.
Universiteti i Oklahomës dhe Universiteti Auburn në Alabama kanë thënë se do të kufizojnë qasjen e studentëve dhe të fakultetit në TikTok, në mënyrë që të pajtohen me lëvizjet e fundit nga guvernatorët në shtetet e tyre përkatëse për të ndaluar TikTok në pajisjet e lëshuara nga qeveria. 26 universitetet dhe kolegjet në Sistemin Universitar të Gjeorgjisë gjithashtu thuhet se po ndërmarrin një hap të ngjashëm.
“Në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Guvernatorit 2022-33, në fuqi menjëherë, asnjë punonjës ose student i universitetit nuk do të hyjë në aplikacionin ose faqen e internetit të TikTok në pajisjet në pronësi ose të operuara nga Universiteti, duke përfshirë rrjetet OU me kabllo dhe me ‘wireless’”, tha Universiteti i Oklahomas në një deklaratë përmes postes elektronike të dërguar këtë javë tek CNN, transmeton Telegrafi.
Sipas mesazhit, shkolla do të kërkojë gjithashtu që llogaritë e TikTok të administruara nga universiteti të fshihen dhe “në vend të tyre do të përdoren platforma të tjera alternative të rrjeteve sociale”.
Mbi dhjetë shtete, përfshirë Maryland, Dakotën e Jugut dhe Teksasin, në javët e fundit kanë njoftuar se do të ketë ndalime në TikTok për punonjësit e shtetit në pajisjet e lëshuara nga qeveria. Ndalimet vijnë pasi një numër në rritje ligjvënësish vazhdojnë të vëzhgojnë me kujdes TikTok-un mbi shqetësimet e mundshme të shkeljes së sigurisë kombëtare për shkak të lidhjeve të tij me Kinën përmes kompanisë së saj mëmë, ByteDance.
Kritikat u rritën në fillim të këtij viti pasi një raport i Buzzfeed News tha se disa të dhëna të përdoruesve amerikanë janë qasur në mënyrë të përsëritur nga Kina dhe citoi një punonjës i cili dyshohet se tha: “Gjithçka shihet në Kinë”. TikTok, nga ana e tij, ka konfirmuar se të dhënat e përdoruesve amerikanë mund të qasen nga disa punonjës në Kinë.
“Ne jemi të zhgënjyer që kaq shumë shtete po hidhen në bandën politike për të miratuar politika që nuk do të bëjnë asgjë për të avancuar sigurinë kibernetike në shtetet e tyre dhe bazohen në gënjeshtra të pabaza rreth TikTok”, tha gjatë së enjtes në një deklaratë Jamal Brown, i cili është një zëdhënës i TikTok. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Samsung zbulon aksidentalisht Galaxy S23 FE, Tab S9 FE dhe Buds FE

Neuralink ka nisur rekrutimin e njerëzve për të filluar testimin e çipit

Google paditet nga një familje nga Karolina e Veriut pas vdekjes së një burri i cili ra nga një urë, pasi ndoqi udhëzimet e Google Maps

Finlanda ndalon shitjen e telefonave Xiaomi

Ky pritet të jetë çmimi i iPhone 15

Oracle shpenzon mbi 100 milionë dollarë në çipat Ampere

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals