Si mund të quhet një gatim i shijshëm, pa erëzat ushqimore dhe aromatizimin e gjellëve dhe ëmbëlsirave? Ushqimi do të ishte i pashijshëm dhe bajat. Erëzat janë përbërësit më të mirë për të aromatizuar gjellët , ushqimet dhe ëmbëlsirat, për t’i bërë ato më të shijshme, më të ushqyeshme e të shëndetshme.
Borziloku
Gjethet dhe lulesat, të freskëta ose të thata, përdoret për aromatizimin e salcave të kuqe që u hidhen sipër makaronave, në gatimin e peshkut në furrë, në gatimin e zogjve (pulave) në sallatat e ndryshme dhe në picat. Makaronat me borzilok, domate të freskëta dhe hudhër janë specialitet i veçantë. Borziloku ka një aromë të lehtë dhe të këndshme, transmeton Telegrafi.
Hudhra
Si erëz, mund të përdoret në thelpinj, të freskët apo të tharë në formë pluhuri. Përdorimi në kuzhinë, është i shumtë: në mishrat e furrës, të skarës, të peshkut, salca e fërgesa, gjellët me zarzavate, qofte, përgatesat e sallatës me panxhar të kuq, salcën e kosit etj.
Majdanozi
Është mjaft i njohur në vendin tonë. I përdoren gjethet e freskëta, por edhe të thara e të grimcuara, si një formë më praktike. Është një nga perimet, qe me erën e saj të këndshme u përmirëson shijen, sallatave, supave dhe gjellëve të ndryshme me lëng, përdoret në përgatitjen e midhjeve dhe karkalecave të detit, zbukurimin e pjatave të ndryshme, në salcat e bardha, të kuqe etj.
Dafina
Si erëz në kuzhinë përdoren gjethet e thara: në marinimin e mishrave të egër dhe të butë në gjellët e furrës, në tavat me peshk, me mish, në patatet e furrës, në gatimin e mëlçive, hyn në përbërjen e kimave me mish të grirë e salce të kuqe, në fasule dhe gatesat me lakër të bardhë dhe disa lloje turshish. Aroma është e këndshme, përmirëson shijen dhe shton oreksin.
Rozmarina
Ndryshe, ajo njihet edhe me emrat landrivan, androlivan, sefergjen deti, etj. Si erëz përdoren gjethet e thata, të cilat janë të holla e të gjata 2-3 cm. Përdoret në gatimin e mishit të qengjit, të derrit, të furrës e të skarës, të peshkut, të furrës me zarzavate, patate të furrës, në salcën e makaronave, etj.
Piperi i zi i bluar
Përdoret në të gjitha gatimet e pastave, gjellët me salce të kuqe, tavat me peshk në supat, mishrat e kuq të gatuar në furre apo në zgarë etj. Ka një përdorim të gjerë, pothuajse në të gjitha gatimet.
Piperi i zi kokërr
Piperi i zi kokërr, është një nga erëzat me pikantë, që përdoret pothuajse në gjithë botën, dhe në varësi të shijes ka përdorim të gjerë në shumë gjellë si: gogozhare, speca të kuq, turshi të ndryshme, perimet (trangujt, patëllxhanët, lakrat etj), në çomlek, peshk, në gjellët qe përdoret vera etj.
Piperi i gjelbër kokërr
Është shumë cilësor dhe përdoret në kuzhinat e restoranteve luksoze dhe për prodhimin e salcave të shijshme e të veçanta.
Nënëxhiku (menta)
Si erëz i përdoren, gjethet e njoma, të thara ose të thërrmuara. Është shumë aromatike. Ka përdorim të gjerë në gatimin e gjellëve, sidomos në gatimin e qofteve, në salca të ndryshme, në supat me perime, në fasule pllaqi, në gatimin e mishit të qengjit me qepë të njoma. Është e pazëvendësueshme në përsheshin me gjel apo pulë deti. Hidhet në fund të
gatimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi