LAJMI I FUNDIT:

Disa furra fillojnë shtrenjtimin e bukës, mullisët thonë se nuk është e drejtë morale rritja e çmimeve

Disa furra fillojnë shtrenjtimin e bukës, mullisët thonë se nuk është e drejtë morale rritja e çmimeve

Duke filluar nga e hëna, çmimi i bukës në disa furra të Kosovës ka arritur në 60 centë. Arsyetim për këtë është marr rritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve bazike.

Mirëpo, ky shtrenjtim nga Shoqata e Mullisëve nuk po konsiderohet e drejtë morale.

Drejtori ekzekutiv i kësaj shoqate, Muhamet Farizi thekson për Telegrafin se aktualisht mullisët i përmbushin të gjitha kushtet për ta bërë furnizimin e popullatës me miell.

“Çmimet e miellit në Kosovë janë më të ulëtat në rajon. Vendi ynë pa importin e nga vendet tjera nuk mund t’i përmbush të gjitha nevojat. Aktualisht mullisët i përmbushin të gjitha kushtet për ta bërë furnizimin e popullatës me miell. Mirëpo, është në drejtë e tyre që ta bëjnë një gjë të tillë, ata që nuk mund t’i përballojnë çmimet. Bazuar në çmimin e aktual të miellit, nuk është e drejtë morale që të bëhet shtrenjtimi i produkteve të bukës. Ata duhet të kenë kujdes ndaj popullatës”, tha Farizi.

Shtrenjtohet buka, në Gjilan çmimi shkon në 60 centë
Lexo po ashtu Shtrenjtohet buka, në Gjilan çmimi shkon në 60 centë

Në fillim të muajit mars është raportuar se Kosova ka mjaftueshëm miell dhe se kapacitetet prodhuese të mullisëve në vend është për 5.5 milionë banorë.

Sipas tyre, gjatë vitit të kaluar asnjë kilogram grurë nuk është importuar nga Ukraina apo Rusia. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori