LAJMI I FUNDIT:

Dirk Nowitzki mund të pensionohet

Dirk Nowitzki mund të pensionohet

Edhe pse ka ende dy vite kontratë, basketbollisti gjerman Dirk Nowitzki mund ta mbyllë më herët karrierën e tij në NBA.

Ylli gjerman luan me Dallas Mavericks, me të cilën ka një kontratë që skadon më 30 qershor të 2018-së.


Por përmes një interviste të dhënë për të përditshmen gjermane “Bild”, Nowitzki ka pranuar se mund të tërhiqet që në fund të këtij sezoni.

“Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, ashtu si tani, atëherë mund të tërhiqem në fund të këtij sezoni. Unë dua që të respektoj kontratën dhe të luaj deri në fund të 2018-së, për të qëndruar 20 vite në NBA. Por ky sezon është shumë i dobët për Dallas, ndaj mund të tërhiqem më shpejt”, tha Nowitzki për mediat gjermane.

Basketbollisti gjerman Dirk NowitzkiBasketbollisti gjerman ka një kontratë, nga e cila përfiton 25 milionë dollarë për sezon, por këtë vit ai ka luajtur 5 ndeshje për Dallas, për shkak të problemeve fizike që ka patur me “Thembrën e Akilit”, që nuk e ka lejuar të luajë rregullisht. /telesport/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori