LAJMI I FUNDIT:

Diplomon grupi i parë në shkollën suedeze të IT-së,“Beetroot Academy”

Diplomon grupi i parë në shkollën suedeze të IT-së,“Beetroot Academy”

Beetroot Academy është shkolla suedeze në Prishtinë, e cila ofron kurse profesionale në fushën e IT-së, duke u bazuar në metodat dhe kurrikulat më të avancuara të mësimit.

Në këtë shkollë sapo ka diplomuar grupi i parë në kursin “Front-end Development”, të cilët për disa muaj rresht i kanë përforcuar dhe avancuar njohuritë e tyre, duke u ndier të gatshëm për tregun e punës pas përfundimin të kursit.

Trajneri i këtij kursi, Shyqeri Gashi, ka treguar për Telegrafin se kursi ka qenë mjaft atraktiv, duke treguar se tërë kohën metodologjia e mësimit ka qenë e bazuar në atë të shkollës partnere në Suedi.

Në foto: Trajneri i kursit, Shyqeri Gashi

Sipas tij, fusha e IT-së mbetet një prej fushave më profitabile në botë, ku vazhdimisht është në rritje dhe gjithashtu është ndër më të paguarat.

Madje, ai u sugjeron të gjithë të rinjve që duan të kenë karrierë të sigurt me pagë të lartë, ta ndjekin këtë fushë.

Se kursi ka qenë tejet efikas, e kanë konfirmuar edhe studentët që kanë qenë pjesë.

Në foto: Studenti Argton Zekaj

Argton Zekaj ka rrëfyer se për të ka qenë hera e parë që e ndjek një kurs në fushën e IT-së dhe se pas përfundimit të këtij kursi, ai veçse ndihet i gatshëm për tregun e punës.

Këtë e ka konfirmuar edhe Edona Bekeri, studentja 24 vjeçare e cila pasi ka dëgjuar për “Beetroot Academy” përmes rrjeteve sociale, menjëherë është interesuar për të qenë pjesë e kursit.

Në foto: Studentja Edona Bekeri

Beetroot Academy vazhdimisht organizon kurse dhe i përgatit të rinjtë për tregun e punës.

Gentrit Humollit, i cili ishte certifikuar si Junior në kursin për React JS nga Beetroot Academy, menjëherë i është ofruar pozita e praktikantit.

Ai tani është pjesë e kompanisë “Kutia” dhe është shprehur tejet i lumtur, duke shtuar se kjo e ka motivuar atë që të zhvillohet edhe më shumë në këtë karrierë.

Për më shumë informacione rreth Beetroot Academy, ju mund të kontaktoni përmes:

Facebook: Beetroot Academy Kosovo
Website: xk.beetroot.academy
Nr. tel: +383 248 788

Artikull i sponzorizuar