LAJMI I FUNDIT:

Diplomojnë mbi 200 nxënës të medresesë “Isa Beu” (Foto)

Diplomojnë mbi 200 nxënës të medresesë “Isa Beu” (Foto)

Shkolla e Mesme Islame “Medreseja Isa Beu”, përmbylli me sukses edhe një vit shkollor. Kjo përmbyllje u kurorëzua këto ditë (18. 07. 2016) me shpërndarjen e diplomave për maturantët e kësaj vatre të diturisë. Kësisoj, mbi 200 nxënës u pajisën me diplomën e shkollës së mesme. Në këtë ceremoni prezantuan Reisul Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi me bashkëpunëtorët e vet, myftinj, profesorë dhe mysafirë të ndryshëm nga vendi dhe më gjerë, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Isa 2


“Përmes një pune të palodhshme, duke tejkaluar çdo sfidë dhe probleme të natyrave të ndryshme, Medreseja jonë, që nga themelimi i saj e deri më sot, ka nxjerrë mbi 2500 nxënës të diplomuar, me të cilët me të drejtë mburremi sot për karrierën e tyre që kanë ndërtuar më vonë por që bazën e kanë pikërisht në njohuritë e përfituara nga Shkolla jonë e mesme Islame”, ka thënë me këtë rast drejtori i Shkollës së Mesme Islame “Medreseja Isa Beu”, H. Ibrahim ef. Idrizi.

isa 3

“Ky sukses i Medresesë sonë, por edhe i organeve të tjera të BFI-së, lirisht mund t’i përshkruhet vetëm unitetit dhe bashkëpunimit tonë të sinqertë. Kemi punuar bashkërisht për Medresenë dhe për Fakultetin e  Shkencave Islame te ne, kemi punuar që të prodhojmë kuadro që do të jenë pandan kuadrove që dalin nga të tjera vatra të dijes dhe, me të drejtë mund të konstatojmë se, uniteti ynë është garanci se mund t’i tejkalojmë të gjitha barrierat që na dalin përpara drejt avancimit të jetës sonë fetare islame.”, ka thënë m këtë rast Reisul Ulema i BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori