LAJMI I FUNDIT:

Diplomojnë 15 kadetët e FSK-së, ndër ta edhe Lirza Dollomaja nga Shqipëria

Diplomojnë 15 kadetët e FSK-së, ndër ta edhe Lirza Dollomaja nga Shqipëria

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së vitit 2020 të kadetëve të forcës së Sigurisë së Kosovës tha se ndjehet krenar me 15 kadetët që arritën të diplomojnë sot, pas katër vitesh në akademinë Ushtarake dhe të kalojnë të gjitha provat e vështira që kanë pasur.

Ndër të diplomuarit e sotëm është edhe Lirëza Dollomaja nga Shqipëria dhe po ashtu Luan Haradinaj, djali i vëllait të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Quni tha se emrat e 15 kadetëve duhet t’i dëgjojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Dua që këta emra t’i dëgjoj çdo qytetar dhe të kuptohet se pse ju jeni të veçantë. Para katër viteve ishit në mesin e 1 mijë të rinjve që synonin të vinin në këtë ditë”, tha Quni, duke numëruar të gjitha trajnimet që 15 kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë kaluar gjatë këtyre katër viteve.

Luan Haradinaj, kadet i FSK-së

“Të gjitha këto që i bëtë nën presionin  e kohës, ju bëjnë të veçantë, do të thosha të jashtëzakonshëm. Jeni vetëm 15 nga 1 mijë që e kishin për synim të vinin në këtë ditë”, tha Quni gjatë fjalimit të tij.

Ai tha se ndjehet krenar me 15 kadetët e diplomuar, ashtu si ndjehet krenar edhe me eprorët e tyre që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme gjatë këtyre viteve.

Lirza Dollomaja – Kadetja e dalluar e FSK-së

Lirza Dollomaja mori çmimin për kadet të dalluar, ndërsa toger Shpend Hajdini, mori çmimin për trajnerin e dalluar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori