LAJMI I FUNDIT:

Diplomatja kineze: Trump po e bën botën një vend shumë të rrezikshëm

Diplomatja kineze: Trump po e bën botën një vend shumë të rrezikshëm

Armiqësitë në rritje midis SHBA-ve dhe Iranit janë shqetësuese, ka thënë një diplomate kineze për Sky News.

Donald Trump po “e bën botën një vend shumë të rrezikshëm” duke përshkallëzuar tensionet me Iranin, ka paralajmëruar diplomatja kineze.


Chen Wen i tha Sky News se armiqësitë në rritje midis Uashingtonit dhe Teheranit ishin shqetësime të mëdha dhe duhej të zgjidheshin në mënyrë paqësore, transmeton Telegrafi.

Ajo se çfarë bëri Donald Trump për vendimin e tij për të vrarë gjeneralin e lartë të Iranit, Qassem Soleimani, ndezi sulme hakmarrëse ndaj dy bazave ajrore në Irak që strehonin forcat amerikane.

“Kina gjithmonë kundërshton përdorimin e forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe akti ndërhyrës i SHBA-ve paraqet rrezik të madh për normat dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Këto lloj veprimesh, nëse vazhdojnë, do ta bëjnë botën një vend shumë të rrezikshëm”, ka thënë ajo.

Chen ka deklaruar se ajo mendoi që Trump po e “bënte botën më të rrezikshme” dhe shtoi se “vrasja e një gjenerali vetëm duke besuar se ai është një djalë i keq, në tokën e një vendi tjetër, është një shkelje e qartë e normave ndërkombëtare”.

Sulmet hakmarrëse nga Irani nuk kanë çuar në një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve ushtarake, me Trump duke sugjeruar se përgjigja amerikane do të kufizohet në më shumë sanksione. /Telegrafi/