Henry Kissinger mbushi 100 vjet (lindi më 27 maj 1923). Rrugëtimi i tij është i pazakontë …
Nga një fëmijë hebraike në Gjermaninë naziste, ai arriti të bëhej këshilltar për sigurinë kombëtare i presidentit të ShBA-së dhe më pas sekretar i Shtetit. Në thelb më shumë evropian sesa amerikan, një personalitet i jashtëzakonshëm, i shënuar nga tragjedia evropiane që pësoi një pjesë e familjes së tij, Kissinger zbuloi prej saj pesimizmin e thellë të natyrës njerëzore dhe një konservatorizëm që “preferon padrejtësinë në vend të kaosit”.
Megjithëse Kissinger nuk u kthye më në pushtet pas vitit 1977, mbeti një ndër njerëzit më të famshëm dhe më të vlerësuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe jetën publike. Një penë e mprehtë, autor i shumë librave të shitur në çdo cep të botës. Një orakull i konsultuar nga krerë shtetesh dhe njerëz të fuqishëm edhe në këtë moshë.
Henry Kissinger kombinon njohuritë akademike të farkëtuara gjatë vjetëve si profesor në Universitetin e Harvardit, me eksperiencën e pasur si këshilltar për sigurinë kombëtare dhe sekretar i Shtetit. Duke analizuar veprimtarinë e tij në praktikë, mund të thuhet se ai i përket shkollës së realizmit në politikën e jashtme. Praktikuesit e sotëm të politikës së jashtme nuk besojnë në një pjesë të metodave të ndjekura prej tij, ndërsa teoricienët i kritikojnë ato.
Megjithëse është kritikuar për “magjepsjen ndaj pushtetit”, libri i tij i fundit “Udhëheqja: Gjashtë Studime në strategjinë botërore”, është dëshmia më e mirë e peshës së individit në politikë. Kissinger identifikon guximin, forcën e karakterit dhe njohjen e historisë, si cilësitë më të rëndësishme për një udhëheqës burrështetas.
Për shumë, Kissingeri është personifikim i talentit diplomatik; intuitës politike për të shkuar drejt paqes me çdo çmim; inteligjencës për të dalluar detajin nga thelbësorja dhe për të kaluar nga e veçanta në të përgjithshmen; mendjemprehtësisë dhe kuriozitetit që zgjon gjithmonë. Libri i tij “Epoka e Inteligjencës Artificiale” i vitit 2021 është një udhërrëfyes për sfidat, me të cilat bota po përballet si pasojë e zhvillimeve teknologjike.
Hapja e ShBA-së ndaj Kinës, ulja e tensioneve me Bashkimin Sovjetik, përfundimi i luftës në Vietnam, armëpushimi araboizraelit i vitit 1973, risia që solli “diplomacia fluturuese”, janë disa arritje madhore për politikën e jashtme amerikane të cilat janë ideuar prej tij. Kissinger është fitues i çmimit Nobel për Paqen në vitin 1973, për negocimin e përfundimit të luftës në Vietnam.
Për të tjerët, veprimet e Kissingerit zbulojnë një indiferencë të pashpirt ndaj jetës njerëzore, të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Historiani i njohur Niall Ferguson, i cili ka shkruar edhe një biografi të Henry Kissingerin, i fton kritikët për të treguar se si politika apo vendimmarrje alternative do të kishin prodhuar rezultate më të mira se ato të Kissingerit. Sipas Fergusonit, “argumentet që përqendrohen në humbjen e jetëve në vendet strategjikisht jo aq të rëndësishme për ShBA-në, si Argjentina, Bangladeshi, Kamboxhia, Kili, Qipro dhe Timori Lindor, duhet të testohen përkundër pyetjes: nëse ndërmarrja e veprimeve të tjera do të ndikonte në marrëdhëniet e ShBA-së me vende me rëndësi strategjike si Bashkimi Sovjetik, Kina dhe fuqitë e mëdha të Evropës Perëndimore?”
Në librin e tij të kujtimeve “Diplomacia”, të vitit 1994, Kissinger argumentoi se në një sistem ndërkombëtar të dominuar nga pesë ose gjashtë fuqi të mëdha, rendi ndërkombëtar mund të mbahet vetëm nga një pajtim i interesave të ndryshme kombëtare, me një pranim të legjitimitetit të vlerave të kundërta. Jeta dhe veprimtaria e Henry Kissingerit përkon me shekullin e fuqisë amerikane. Pavarësisht autoritetit të padiskutueshëm të ShBA-së në botë, në intervistën e fundit për “The Economist”, Kissinger shfaqet sërish mishërues i teorisë së balancës së fuqive, duke i mëshuar idesë së krijimit të një rendi të ri botëror mes ShBA-së, Evropës, Kinës dhe Indisë, për të shmangur kësisoj katastrofën e një Lufte të Tretë Botërore. Është e vështirë të parashikohet se si do të formësohet shekulli XXI, por trashëgimia e çmuar e Henry Kissingerit, padyshim do të jetë përherë e vlefshme.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTeknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre