LAJMI I FUNDIT:

Diplomati Ruge rithekson domosdoshmërinë për qasje fer dhe të balancuar të SHBA-së karshi Prishtinës dhe Beogradit

Diplomati Ruge rithekson domosdoshmërinë për qasje fer dhe të balancuar të SHBA-së karshi Prishtinës dhe Beogradit

Zëvendëskryesuesi i Konferencës së Munichut, Boris Ruge, ka thënë se është i nevojshëm një koordinim ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian sa i përket Kosovës.

Ai në një postim në Twitter ka ritheksuar domosdoshmërinë që SHBA-ja të jetë e balancuar dhe fer në qasjen ndaj Prishtinës dhe Beogradit.


“Pikëpamje të rëndësishme të prezantuara nga kongresisti Eliot Engel dhe senatori Menendez rreth domosdoshmërisë për koordinim të ngushtë midis SHBA-së dhe BE-së sa i përket Kosovës dhe domosdoshmërisë që SHBA-ja të jetë e balancuar dhe fer në qasjen e saj me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar ai.

Ligjvënësit amerikanë, Engel dhe Menendez të shqetësuar me qasjen e SHBA-së ndaj Kosovës
Lexo po ashtu Ligjvënësit amerikanë, Engel dhe Menendez të shqetësuar me qasjen e SHBA-së ndaj Kosovës

Ndryshe, ditë më parë kryetari i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel dhe senatori demokrat Bob Menendez, përmes një letre dërguar sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo, kanë bërë thirrje që administrata e presidentit Donald Trump të vazhdojë mbështetjen diplomatike ndaj zgjidhjes së konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë fer për të dyja palët në përputhje me ligjet dhe politikat e SHBA-së.

Ligjvënësit amerikanë paralajmëruan se qasja e administratës ndaj Kosovës penalizon padrejtësisht qeverinë e re të vendit dhe se fushata e mosnjohjes së Serbisë kundër Kosovës dhe lidhjeve të ngushta me Kremlinin janë kryesisht të pakontrolluara.

“Shtetet e Bashkuara kanë përdorur një metodë të rëndë ndaj qeverisë së re të Kosovës. Përderisa pajtohemi se tarifat e Kosovës ndaj mallrave serbe – të cilat janë hequr – kryesisht kanë dëmtuar popullin e Kosovës, ky mekanizëm është praktikuar nga shumë vende në botë, duke përfshirë edhe administratën Trump”, thuhej më tej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori