Diplomati i arrestuar në Serbi, Dimitrov: Nuk e di kush e ka vazhduar mandatin
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në profilin e tij në facebook ka publikuar informacione në lidhje me diplomatin maqedonas Mile Milenkoski, i cili para disa dite u arrestua në Serbi.
Dimitrov thotë se ai është dërguar në Misionin e OSBE-së në Vijenë në vitin 2015.
“Ai është dërguar në Misionin e OSBE-së në Vjenë në vitin 2015, kur MPJ është udhëhequr nga një ministër tjetër. Kërkesa e tij për të vazhduar mandatin është refuzuar nga ana ime”, thotë Dimitrov.
Ish ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov thotë se institucioni që ai drejtonte, në vitin 2019 ka marrë indikacionet e para se po hetohej një grup i diplomatëve, në mesin e të cilëve është edhe Milenovski.
“MPJ-ja për hetimin e paralajmëruar me shkrim dhe në kohë ka informuar shërbimet e sigurisë, të cilët mes tjerash janë kompetentë për kontolle dhe certifikat të sigurisë”, shkruan Dimitrov.
Zv/kryeministri aktual për Çështje Evropiane thotë se MPJ nuk mund të tërhjek pasaportën diplomatike, përveç rasteve kur diplomatëve u merret certifikata e sigurisë.
“Fletarresti nga Interpoli është lëshuar në shkurt të vitit 2020, pasi diplomati është kthyer nga Vijena dhe për këtë nuk ka pasur asnjë informacion në MPJ derisa kam qenë me detyrë atje. Si dhe pse është dërguar pikërisht ky diplomat në Mision në OSBE, nuk kam informacioni”, shkruan mes tjersh Dimitrov.
Ndryshe, diplomati Millenkoski dyshohet se është arrestuar në Serbi me kërkesë të Interpolit austriak, pasi i njëjti ka qenë i përfshirë në transportin e një zyrtari armen, i cili me ndihmën e Millenkoski dhe dy diplomatëve tjerë maqedonas, përmes një avioni privat dhe duke shfrytëzuar kanale diplomatike ka arritur ta lëshojë Armeninë.
Jozyrtarisht thuhet se diplomati Milenkovski ka lidhje farefisnore me ish shefin e policisë sekrete Sasho Mijallkov, i cili tashmë është dënuar për një sërë veprash penale, ndërkaq aktualisht është në paraburgim./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre