LAJMI I FUNDIT:

Diplomatët rusë largohen nga konsullata në San Francisko, reagime të ashpra nga Moska

Diplomatët rusë largohen nga konsullata në San Francisko, reagime të ashpra nga Moska

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë i akuzoi autoritetet amerikane për shkeljen e drejtpërdrejt të imunitetit të diplomatëve rusë me bastisjen e planifikuar në konsullatën në San Francisko, të cilin sot do ta kryej FBI.

Zëdhënësja e MPJ-së Marija Zaharova dje deklaroi se do të bëhet bastisje edhe në banesat e të punësuarve në konsullatën ruse.


SHBA-ja i dha urdhër Rusisë më së voni deri më sot ta mbyll konsullatën e saj në San Francisko, si dhe dy objekte në Nju-Jork dhe Uashington, si përgjigje ndaj asaj që Moska e zvogëloi personelin diplomatik amerikan në Rusi.

“Kërkesa e autoriteteve amerikane paraqet kanosje të drejtpërdrejtë për sigurinë e shtetasve rusë”, theksoi Zaharova.

Ajo theksoi se “SHBA-ja vazhdon me përkeqësimin e atmosferës tashmë të tensionuar në dialogun me Rusinë me ndërmarrjen e aksioneve të tilla”.

Rusët para se të largohen nga konsullata në San Francisco po djegin "gjësende" të ndryshme, oxhaku po nxjerr tym të zi (Foto)
Lexo po ashtu Rusët para se të largohen nga konsullata në San Francisco po djegin "gjësende" të ndryshme, oxhaku po nxjerr tym të zi (Foto)

“E kundërshtojmë ashpër hapin e Uashingtonit me të cilin injorohet e drejta ndërkombëtare, ndërsa siç është e zakonshme në praktikën diplomatike, ne e ruajmë të drejtën për të kthyer. Kjo nuk është përzgjedhja jonë, por jemi të detyruar”, shtoi Zaharova.

Paraprakisht shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov deklaroi se Moska është duke përgatitur “përgjigje të ashpër” ndaj vendimit të SHBA-së që ta mbyll konsullatën.

Diplomatët rusë tashmë kanë filluar ta braktisin objektin e konsullatës në San Francisko. Ata kanë nxjerrë kuti kartoni nga objekti dhe i kanë vendosur në automjete. Disa orë paraprakisht një smog i dendur dhe i zi doli nga oxhaku i konsullatës, por nëpunësit rusë nuk u kanë lejuar zjarrfikësve të hyjnë në objekt. Sipas disa mediave perëndimore, në vatrën e konsullatës janë djegur gjësende të paidentifikuara.

Në trend Botë

Më shumë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Kalo në kategori