Firdesa Rahman nga Shkupi tashmë një vit e gjysmë është atashe në Ambasadën e Maqedonisë në Ankara. Për shkak të angazhimit të saj diplomatik, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ia ndërpreu të drejtën e shtesës për fëmijën e tretë. Këtë të drejtë Rahmani e kishte gëzuar nga viti 2016 deri në dhjetor të vitit 2022. Pas vendimit negativ, diplomatja Rahmani procedurën e kishte ankimuar në gjykatë e cila sjell vendim në favor të Rahmanit. Pavarësisht vendimit gjyqësor, shtesa për fëmijën e tretë sërish i mohohet.
“Prej në janar gjyqi e ka sjell vendimin në favorin tim mirëpo Ministria e Punës Sociale nuk e ka zbatuar, as paratë nuk i ka refunduar, as vendim nuk më kanë sjell. Unë jam e detyruar sa herë të vij në pushim të vij këtu, në Qendrën për Punë Sociale në Butel, askush nuk na merr në dorë, nuk na jep sqarim kur do të bëhet, çka do të bëhet. Unë jam shumë e revoltuar nga kjo punë që e bëjnë, ma kanë ndërpre. Ligjin, vendimin nga gjyqi nuk e zbatojnë, e kanë pas aktin që ta zbatojnë 15 ditë pas sjelljes së vendimit, këto nuk e zbatojnë, kjo është mjerim,” tha Firdesa Rahman, atashe në Ankara.
Diplomatja Rahmani kujton institucionet përkatëse se në këtë detyrë është dërguar nga shteti dhe se nuk po bën keqpërdorim të shtesës fëmijërore. Deri në këto momente, Rahmani tha se fëmija ka kryer të gjitha detyrimet për të shfrytëzuar këtë të drejtë. Ajo shprehet e revoltuar ndaj institucioneve, që sipas saj, po tallen me çështjen e saj.
“Ende askush përgjigje nuk jep, jo sot, hajde nesër, kolega nuk është, kolega e punon këtë lëndë, unë nuk e punoj, jam i ri, tre herë dokumentet mi kanë humb. Kjo është turp, turp, me të vërtet jam shumë e revoltuar edhe kërkoj ndihmë edhe nga televizionet. Mua të ardhurat mi paguan Maqedonia, Ministria e Punëve të Jashtme. Fëmija, ku jam unë do të jetë edhe fëmija me nanën. Nuk është të më refuzojnë për çështje private, për çështje që nuk i din ti kryejnë punët deri në fund,” deklaroi Firdesa Rahman, atashe në Ankara.
Drejtori I Qendrës për punë sociale, Izeir Memedi nuk pranoi që të prononcohet për këtë çështje me arsyetimin se rasti është shumë specifik dhe për të njejtin duhet formuar një komision të posaçëm i cili do të vlerësoj se si duhet përfunduar kjo çështje.
Firdesa Rahman, atashe në Ankara të Turqisë është e angazhuar deri në vitin 2025. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City