LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: T’i japim argument të mirë Berlinit që të na ndihmojë

Dimitrov: T’i japim argument të mirë Berlinit që të na ndihmojë

E shikojmë metodologjinë e re si një mundësi të madhe. Nuk ka nga çka të kemi frikë. për ata politikanë që duan të vazhdojnë me aktrim, të shtiren sikur po reformohemi dhe se Evropa është e interesuar për zgjerim, metodologjia e re do të jetë problematike, por ata që duan mënyrë reale evropiane të jetës. në çdo kuptim, nuk ka nga çka të kenë frikë, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në onlajn panel diskutimin e sotëm me ministrin gjerman të shtetit për Evropë, Mihael Rot dhe kolegun nga Republika e Shqipërisë Gent Cakaj.

Do të dëshironim, shtoi, t’u tregojmë skeptikëve se me metodologjinë e re zgjerimi mund të funksionojë.


Lidhur me vendin dhe reformat, kyçe do të jetë, potencoi Dimitrov, të mbahemi deri tek fundamentet: qeverisja e të drejtës, lufta kundër korrupsionit, mediumet e lira, të drejta e njeriut. Nëse lejojmë politizim, procesi sërish do të dalë nga binarët.

“Qëllimi është që të bëhemi shoqëri e fuqishme evropiane, demokraci reale evropiane, ta sjellim Evropën këtu, tek ne, të kemi jetë evropiane në vend, e jo të zhvendosemi në vendet-anëtare të BE-së”, theksoi Dimitrov.

Sipas tij, siç theksuan edhe Cakaj edhe Rot, edhe BE-ja edhe Ballkani Perëndimor do të marrin nëse Rajoni bëhet Evropë Juglindore, që tani më është në mënyrë gjeografike.

Lidhur me zgjedhjet, Dimitrov tha se vendi do të bëjë gjithçka që ato të jenë korrekte dhe të lira, të marrim raport të mirë nga OSBE/ODIHR dhe me atë t’i japim argument të mirë Berlinit që të na ndihmojë.

“Edhe pse ndoshta dritën e shumëpritur të gjelbër për fillimin e negociatave aderuese të gjithë dëshirojmë ta shënojmë në mënyrën në të cilën na takon, ndoshta sapo ka ndodhur gjatë krizës me pandeminë, shton në simbolikën për atë ku ishim dhe sa male kemi kaluar, për të marrë shans të merituar për të filluar një proces në të cilin do të tregojmë se vendi ynë është në BE. Edhe krahas të gjitha pasigurive të imponuara nga pandemia, kjo mirënjohje pa mëdyshje e dhënë gjatë kryesimit kroat me BE-në, jemi të vendosur ta efektuojmë më tej me ndihmën e miqve tanë gjermanë gjatë kryesimit të tyre me Këshillin e Evropës”, ka thënë shefi i diplomacisë Dimitrov.

Paneli ishte në temë “Çka do të thotë fillimi i negociatave aderuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?”, ndërsa në organizim të Fondacionit Fridrih Ebert.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori