LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Shpresoj të ketë përparim pas takimit me Kotzias

Dimitrov: Shpresoj të ketë përparim pas takimit me Kotzias

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov shpreson në përparim drejt zgjidhjes së çështjes së emrit, pas vizitës së homologut të tij grek, Nikos Kotzias.

Siç është raportuar tashmë, takimi Dimitrov-Kotzias do të mbahet në qytetin turistik të Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Dimitrov thotë se bisedimet janë të rënda, por pret bisedime themeltare, duke u shprehur se shpreson në përparim.

Diplomati i Maqedonisë shprehet se të dy shtetet sinjalizojnë një proces të ndërlikuar, duke përmbyllur se janë të përqëndruar maksimalisht në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit. /Telegrafi/