LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Pushtimi rus në Ukrainë sjell rreziqe sigurie edhe në Ballkan

Dimitrov: Pushtimi rus në Ukrainë sjell rreziqe sigurie edhe në Ballkan

Ish-ministri Nikolla Dimitov në intervistë për TV Telma tha se tani është momenti të krijohet hapësira që BE të jep ofertë të vërtetë për Ballkanin Perëndimor dhe se pushtimi i Rusisë sjell rreziqe në Ballkan.

“Ky moment i fuqishëm gjeopolitik krijon hapësirë që të BE të jep ofertë të vërtetë për Ballkanin Perëndimor, të dimë se çfarë është reale. Për momentin, unë mendoj se nuk ka ofertë reale për Ballkanin”, shprehet Dimitrov.


Sipas tij, në Ballkan shumë narrativë mund ta shfrytëzojnë krijimin e problemeve.

“Nuk është fshehtësi se Republikës Serbe në Bosnjë ka marrëdhënie të ngushta me Moskën dhe qëllimi i tyre është shkatërrimi i Bosnjës dhe Hercegovinës si shtet. Në një situatë të këtillë kur ka luftë në Evropë, është lehtë që të krijohen probleme të reja, të tentohet të nxiten dhe për këtë arsye Evropa duhet të ketë hapa konkret për rajonin”, shprehet Dimitrov./Telegrafi/