LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov pret mbështetje edhe nga Franca në nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian

Dimitrov pret mbështetje edhe nga Franca në nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, pret që edhe Franca të japë mbështetje që vendi të nisë bisedimet me Bashkimin Evropian.

“Unë sinqerisht nuk mund të besoj se një nga liderët e mëdhenj të Evropës do të bënte një gabim të tillë strategjik. Nuk ka si të mos inkurajohet trendi i mirë, dhe me sukses të arrihet evropianizimi i Ballkanit. Mendoj se do të kemi mbështetjen nga Franca”, tha Dimitrov për TVM, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ministri Dimitrov thotë se pas mbështetjes duhet të punohet në brenda në vend.

“Beteja nga jashtë shkon brenda në vend. Na pret punë e madhe”, tha mes tjerash Dimitrov./Telegrafi/