LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Njiheni suksesin tonë

Dimitrov: Njiheni suksesin tonë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” tha se vendi meriton që të fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

“Komisioni Evropian për të dhjetën herë rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Kjo është pranim i një përparimi të madh që kemi bërë. Kjo duhet të pranohet. Tregimet e mira janë të rralla në Evropë. Ne nuk kemi luks që të injorojmë këtë. BE tani ka mundësi të shkëlqyer që të forcojë mbështetjen dhe besueshmërinë e saj. Vendimi pozitiv për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut do të jap sinjal se BE shpërblen hapat e guximshëm, zgjidhës dhe hapat e rëndë drejtë pajtimit dhe përparimit. BE do të jap sinjal të dobësisë drejt Ballkanit. Gjegjësisht largimi nga BE do të rrënoj besueshmërinë e forcave pro evropiane në Maqedoninë e Veriut dhe tërë rajonin”, tha Dimitrov.


Dimitrov tha se do të rriten tendencat nacionaliste, populiste dhe autoritare

Dimitrov shton se mundësia për afrimin drejt BE-së do të ishte nxitje për zbatimin e reformave kyçe në pjesën e luftës kundër korrupsionit dhe forcimin e qeverisjes të së drejtës dhe lirive të mediave në vend.

“Dinamika dhe kursi i besueshëm për zgjerimin e BE-së është kusht për reformat ambicioze. Kjo nuk do të thotë se ne anëtarësimin në BE e shikojmë vetëm për vete. Ne e kuptojmë mirë se sot ose nesër do të jemi anëtare e BE-së. Kroacia negocioi para tetë viteve para se të anëtarësohet. Por, fillimin e negociatave e shikojmë si tregues më të mirë të qëllimeve tona, që të bëhemi demokraci evropiane stabile”, tha Dimitrov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori