Dimitrov nesër në takim me ministrat e jashtëm të Procesit të Berlinit në Varshavë
Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov do të marrë pjesë nesër dhe pasnesër (e enjte dhe e premte, 11 dhe 12 prill 2019) në takimin përgatitor të ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, që mbahet në Varshavë.
“Takimi është planifikuar si parapërgatitje për Samitit e gjashtë të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet këtë vit më 5 korrik në Pozdan dhe qëllimi është të kthimi i vendeve pjesëmarrëse në Proces drejt asaj që është arritur në vitin e kaluar, duke identifikuar arritjet, sfidat dhe mundësi për vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
Brenda tre sesioneve të parashikuara, ministrat e jashtëm do të kenë mundësinë të ndajnë pikëpamjet dhe përvojat e tyre në lidhje me thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe, duke zgjeruar fushat e bashkëpunimit të të rinjve në rajon me theks në Zyrën Rajonale për të rinjtë (RYCO), si dhe pritjet në lidhje me përfitimet nga Samiti i Pozdanit.
Pas përfundimit të takimit, do të mbahet edhe Konferenca e Tretë Ministrot e Fondit të Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Breshër në disa fshatra të Komunës së Likovës
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova nuk ishte pajtuar me anëtarët e tjerë për dënimin e Shaban Gogajt për “vrasje nga pakujdesia”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251