LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: KE-ja sa më shpejtë ta përgatisë propozimin për përmirësimin e procesit të anëtarësimit

Dimitrov: KE-ja sa më shpejtë ta përgatisë propozimin për përmirësimin e procesit të anëtarësimit

“Maqedonia e Veriut është e interesuar që sa më shpejtë që është e mundur Komisioni Evropian ta përgatisë dhe ta prezantojë para vendeve anëtare propozimin e tij për përmirësimin e procesit të anëtarësimit. Tha se vendi ka treguar nivel të lartë të pjekurisë dhe mençurisë dhe do ta vazhdojë angazhimin e përforcuar në drejtim të përmbushjes së reformave të BE-së”.

Këtë e theksoi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në fjalimin e tij në sesionin plenar të titulluar “Ringjallje e perspektivës evropiane në Ballkanin Perëndimor”, në konferencën në Berlin “Dialogje ballkanike” në bashkëorganizim të Konferencës së Sigurisë së Munihut, Institutit Ist-Uest dhe Fondit të Beogradit për Përsosmëri Politike (FBPP).


Siç bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, Dimitrovi, theksoi se në ndërkohë, të mirëseardhura janë të gjitha mendimet me qëllim të mirë të cilat do të kontribuojnë për fillim më të shpejtë të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe të cilat do t’i bëjnë negociatat më mirë të strukturuara, më efikase, më korrekte, më thelbësore dhe më të besueshme. Shefi i diplomacisë potencoi se integrimi ekonomik në BE nuk mund të realizohet pa pjesën e saj politike, e as të ofrohet si zëvendësim i përkohshëm për anëtarësim të plotfuqishëm.

“Maqedonia e Veriut, përmes procesit të stabilizimit dhe asociimit, 15 vite po përgatitet për anëtarësim dhe ka arritur nivel të lartë të harmonizimit në shumë sfera të legjislacionit të BE-së. Duke pasur parasysh edhe hapat e guximshëm dhe historik në tejkalimin e çështjeve të ndjeshme bilaterale, vendi pa kurrfarë dilemash e meritoi fillimin e negociatave”, theksoi Dimitrovi.

Ai e theksoi rëndësinë dhe nevojën që anëtarët në Këshillin e BE-së pa anulim të arrijnë koncensus për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

“Perspektiva e qartë evropiane dhe qëllimi final për anëtarësim të plotfuqishëm duhet të konfirmohen padyshim me vepra konkrete, sepse e njëjta është me interes të përbashkët për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për BE-në. Pa atë perspektivë të qartë përpjekjet për zgjidhjen e kontesteve të tjera bilaterale me rëndësi në rajon do të mbeten të pakuptimta”, vlerësoi Dimitrovi.

Në kuadër të vizitës, shefi i diplomacisë kishte takime edhe me Uve Korsepius, këshilltarin për BE të kancelares gjermane Angela Merkel dhe me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Tomas Osovski, i autorizuar për BE dhe Suzane Shuc, e autorizuar për Evropën Juglindore, drejtor i përgjithshëm nderi në Komisionin Evropian, i cili ishte një nga panelistët e konferencës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori