Dimitrieska Koçoska-LOE: Me huanë hungareze kompanive ju mundësohet një cikël i ri investimesh

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, vazhdoi takimet me komunitetin e biznesit. Aјо sot zhvilloi takim me kryetarin e Lidhjes së Odave Ekonomike, Trajan Angellovski dhe me kryesinë e kësaj Ode, ku u bisedua për nevojën e përkrahjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme vendore për zhvillimin e tyre në të ardhmen.
“Siç dihet tashmë, Qeveria ka siguruar 250 milionë euro mjete të favorshme nga Banka Eksport-Import e Hungarisë, për përkrahjen e kompanive vendore, veçanërisht në kushte të pasigurta në suaza globale. Prandaj, tashmë i kemi përcaktuar kushtet dhe mjetet veçse janë në dispozicion të kompanive. Këto mjete janë stimulim i konsiderueshëm për realizimin e investimeve nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat janë shtytësi i ekonomisë sonë, aq më tepër që, kushtet në të cilat ato plasohen nëpërmjet bankave, për të cilat Qeveria ka rënë dakord paraprakisht, janë më të favorshme se ato që janë ofruar nga bankat afariste. Vlen të theksohet fakti se, përveç normës së ulët të interesit, domethënëse është edhe periudha e shlyerjes deri në 15 vjet dhe periudha grejs deri në 3 vjet, fakt ky që inkurajon veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që të hyjnë në zbatimin e një projekti investimi më serioz”, nënvizoi ministrja.
Ajo shtoi se mjetet janë tashmë në dispozicion dhe se më e rëndësishmja është që kompanitë të hartojnë projekte dhe të aplikojnë për përkrahje. Kjo do të sigurojë mjete për zhvillimin e tyre dhe për stimulimin e aktivitetit ekonomik në përgjithësi.
Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) e konsideron huanë hungareze si një nga huatë më të favorshme, duke siguruar përkrahje të konsiderueshme për bizneset dhe duke mundësuar një cikël të ri cilësor investimi.
“Në takimin me ministren e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, u dakordua fakti që sektori i biznesit ta hartojë listën e normave doganore për harmonizimin e tyre me standardet evropiane. Kemi kërkuar që të thjeshtësohen procedurat tatimore dhe kemi gjetur mirëkuptim të madh për normat doganore që duhet të harmonizohen”, theksoi në konferencën e përbashkët për media, kryetari i LOE-së, Trajan Angelloski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Me emrin e Kosta Shapkov, pacientit të parë në “Zhan Mitrev”, filloi të shkruhet historia e klinikës

Dyshohet se vodhën mbi 41 mijë euro në Durrës, lihet në burg irlandezi

Sekretari britanik flet për raportet e veçanta Mbretëri e Bashkuar – Kosovë: Ka shumë gjëra që mund të bëjmë së bashku

Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

Zv.minsitri Raka publikon fotografinë e policit të vrarë në Kaçanik: Organet e rendit të zbardhin sa më parë këtë rast

Këta janë dy deputetët që pritet ta kryesojnë seancën konstituive të 15 prillit

Arrestohen aktivistët e "Asnji cent më shumë" që bllokuan zyrat e ZRRE-së

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

“Ende ua kujtoj fytyrat, është diçka që nuk e harroj kurrë”, rrëfimi i instrumentares Igballe Cakolli se si e kishin përgatit sallën operative për një rast të rëndë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje