LAJMI I FUNDIT:

Dime Spasov ka hapur Qendër për fëmijë të verbër në Veles, edhe pse të tillë nuk ka

Dime Spasov ka hapur Qendër për fëmijë të verbër në Veles, edhe pse të tillë nuk ka

Ish ministri për punë dhe politikë sociale, Dime Spasov, në tetor të vitit 2015 ka bërë inaugurimin e Qendrës për fëmijë me shikim të dëmtuar të moshës parashkollore. Por kjo qendër për dy vite nuk ka funkcionuar as edhe për një ditë për shkak se në Veles nuk ka të regjistruar asnjë fëmijë me shikim të dëmtuar në moshë deri më 6 vjeç, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dhe jo vetëm kaq, kjo Qendër ditore që para dy vitesh e inauguruan ministri i atëhershëm Spasov, deputeti i OBRM-PDUKM, Ilija Dimovski dhe kryetari i komunës Dimitar Çadiev nuk ka asnjë të punësuar.


Që të jetë më paradoksale, në Veles ka të regjistruar 30 fëmijë të moshës parashkollore me lloje të ndryshme të invaliditetit për të cilët nuk ka Qendër për qëndrim ditor. Për këtë shkak drejtoresha e Qendrës për punë sociale, Aziza Xhini ka kërkuar aprovim nga Ministria për punë dhe politikë sociale, Qendra për fëmijë me shikim të dëmtuar të riemërohet në Qendër ditore për fëmijë me pengesa në zhvillim të moshës parashkollore.

Qeveria e atëhershme kishte deklaruar se për këtë projekt kjo ministri ka sigururar një fond prej 1,5 milionë denarë.Ka edhe shumë projekte të tilla jo fuunksionale, siç janë: Qendra ditore për fëmijë me autizëm në Ohër, Qendrat ditore në Negotinë, Makedonska Kamenica, Gjevgjeli, të gjitha për shkak se nuk ka të punësuar./Telegrafi/