LAJMI I FUNDIT:

Dilema kryesore e Zinedine Zidane: Një ekip me përvojë apo të rinj?

Dilema kryesore e Zinedine Zidane: Një ekip me përvojë apo të rinj?

Zinedine Zidane ka një siklet të madh këtë sezon te Real Madridi, pasi skuadra e tij është më e fortë se sezonin e kaluar, pavarësisht nga mungesa e nënshkrimeve të verës.

Sezoni i ri i La Liga fillon sot (e shtunë), por Mbretërit e fillojnë sezonin e tyre nga java e ardhshme.

Megjithatë, për trajnerin Zidane nuk do të jetë aspak e lehtë të bëjë zgjedhjet e tij, pasi ka një grup më të madh lojtarësh nën urdhra.


Gazeta spanjolle Marca ka bërë një shkrim për dilemën e madhe të trajnerit francez për këtë sezon me Los Blanos.

Zidane synon edhe katër shitje te Real Madridi para fillimit të sezonit të ri
Lexo po ashtu Zidane synon edhe katër shitje te Real Madridi para fillimit të sezonit të ri

Sipas tyre, dilema e Zidane është të luajë me një ekip me përvojë apo me të rinj.

Nëse francezi vendos t’i besojë përvojë atëherë formacioni i tij do përbëhej nga Courtois, Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo, Casemiro, Kroos, Modric, Isco, Hazard dhe Benzema.

Ndërsa, nëse Zidane vendos për të rinjtë atëherë mund ta shohim një Real të përbërë nga Courtois, Carvajal, Varane, Ramos, Mendy, Casemiro, Valverde, Odegaard, Rodrygo, Vinicius dhe Benzema.

Tri blerjet e vitit të shkuar që Real Madridi pret shumë prej tyre, ata kanë edhe një sezon përpara për te treguar vetën
Lexo po ashtu Tri blerjet e vitit të shkuar që Real Madridi pret shumë prej tyre, ata kanë edhe një sezon përpara për te treguar vetën

Në të dyja rastet mbrojtja mbetet thuajse e paprekur me ndryshimin e vetëm në krahun e majtë të mbrojtjes.

Megjithatë, Marca shton se Zidane mund të bëjë kombinime sikurse në sezonet e fundit dhe mund ta kemi përsëri një Real të përbërë mes përvojës dhe të rinjve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori