Dilema e re, çfarë ngjyre i shihni atletet e Billie Eilish?

Billie Eilish ndau njerëzit në dy grupe këtë fundjavë kur ajo postoi versionin e saj të ‘fustanit’ në Instagramin e saj.
Eilish së pari pyeti fansat për fustanin e famshëm.
Ajo tha se pa ari dhe të kaltër dhe postoi një fotografi si provë.
Pastaj ajo ndau një iluzion optik të saj, duke kujtuar që babai i saj pa gabimisht atletet e saj Uptempo Nike si rozë dhe të bardhë. Megjithatë, ai nuk ishte i vetmi që i pa ato ngjyra.
Atletet në të vërtetë janë mint dhe të bardha, edhe pse në dritë të ngrohtë shtëpie, e bardha duket si rozë e çelët.
Eilish postoi disa imazhe të këpucëve kundër atleteve të tjera me rozë dhe të bardhë në të dhe më pas i nxori jashtë, ku mint dhe e gjelbra duken më qartë.
Në një moment, Eilish e kërkoi nënën e saj dhe nëna e saj i tha se pa rozë dhe të gjelbër.
E irrituar, Billie u tha ndjekësve në Instagram ndër të tjera: “Nuk më intereson se si mendoni se duken; Më intereson se çfarë janë”!
Ajo më pas i nxori këpucët jashtë, postoi video të tyre kundër këpucëve të tjera rozë dhe të bardha, pastaj u kthye brenda.
Si përfundim, çfarë ngjyre mendoni ju se janë këto atlete në të vërtetë? /Telegrafi/

















































