Fshati Llëngë në Pogradec të Shqipërisë, një zonë e bekuar nga natyra, por e kthyer në një vend të braktisur, ku edhe banesat numërohen me gishtat e njërës dorë.
Një shembull i trishtë i braktisjes për shkak të mungesës së vëmendjes dhe investimeve. Por po t’i kthehemi historisë, Llënga ka qenë një ndër zonat më të populluara në kufijtë e një qytetit të zhvilluar për kohën, me mbi 10 mijë banorë.
“Fshati përmendet për herë të parë në defterët Osmanë në vitin 1583”, thotë për A2 CNN mësuesi Ledjan Zeqollari.
“Në atë kohë, mendohet se kishte rreth 160-170 shtëpi. Lulëzimin e kemi në vitet 1740-1750, gjatë lulëzimit të Voskopojës. Në këtë fshat, ka kaluar një degëzim i rrugës Egnatia. Mendohet që ka pasur 10 mijë banorë, pak a shumë një qytet për kohën kur flasim”.
Arsyet e braktisjes së kësaj zone, më mirë se kushdo tjetër i rendit pikërisht një prej zonjave të pakta që vijon të jetojë në këtë fshat. “Nga e keqja, nga varfëria, papunësia, mjekësia, arsimi, rruga. Sot 5 familje jemi”, thotë Tefta Verushi.
Falë bujarisë së natyrës, fshati ka potenciale të mëdha agroturistike dhe kulturore, që nga kisha e ndërtuar në vitin 1500, natyra e bukur e deri te kanioni mjaft i veçantë që gjendet përbri fshatit, një monument mjaft i veçantë natyre. “Është një nga 17 monumentet e natyrës që ka rrethi i Pogradecit, i gjatë rreth 600 metër, me shpate deri në 60-70 metër lartësi”, thotë Gani Bego, specialist në Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura.
Është detyra e institucioneve lokale dhe atyre qendrore që këtë zonë, sa të bukur për nga natyra aq edhe të pasur për nga historia, t’i kthejnë vëmendjen e merituar dhe njerëzit e munguar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Siguria në komunikacion, Angelovski: Për një vit 250 mijë gjoba, shumica për tejkalim të shpejtësisë
Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa “rritje e tensioneve”, për të tjerët “gjë e mençur”
I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë
“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh
Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit
U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat
Analistët: Përplasja mes Kurtit dhe Osmanit dëmton politikën e jashtme të Kosovës
Situata e tensionuar në Shkabaj, shoqërohet në Polici një person
Shkarkohet nënkryetarja e Zveçanit, Natasha Tomaniq
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete