LAJMI I FUNDIT:

I digjet vetura ‘BMW’ 27 vjeçarit nga Shkupi!

I digjet vetura ‘BMW’ 27 vjeçarit nga Shkupi!

Mbrëmë në stacionin e policisë në Draçevë është raportuar se në fshatin Batincë është djegur makina e tipit “BMW”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Makina është në pronësi të K.S. (27) nga fshati, kurse ishte e parkuar në garazh e cila nuk kishte derë. Zjarri është lokalizuar nga ekipi i njësisë së zjarrit-Shkup dhe menjëherë ka filluar hetimi për të përcaktuar shkakun e zjarrit. /Telegrafi/