LAJMI I FUNDIT:

Digjet një veturë në oborrin e shkollës “Liria” në Tetovë

Digjet një veturë në oborrin e shkollës “Liria” në Tetovë

Sot pasdite ka marrë flakë një veturë në oborrin e shkollës “Liria” në Tetovë, shkaqet sipas shoferit të automjetit ka qenë bombola e gazit që ka poseduar vetura.

Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur në kohë pasi që u informuan për zjarrin, ndërsa i pari që arriti në vendngjarje ishte Komandanti Avni Ameti me veturën e zjarrfikësve dhe pas pak minutash arriti edhe vetura e dytë si dhe një kamion për ta shuar zjarrin.

Zjarrfikësit arritën ta shuajnë zjarrin, ndërsa nuk kishte asnjë të lënduar. Për momentin ekipet e policisë së Tetovës janë në vendngjarje.