Nga: Massimo Recalcati (“Ruaj puthjen: leksione të shkurtra për dashurinë”
Përktheu: Beti Njuma
Digjet apo zgjat? Nëse digjet, konsumohet shpejt dhe nuk mund të zgjasë. Që të zgjasë nuk duhet të digjet, por duhet ta ulë, ta shuajë flakën. Por, në çfarë shndërrohet një dashuri që nuk djeg më? A mund të ekzistojë ende një dashuri që nuk është më zjarr? A mund të meritojë ajo dashuri të quhet sërish “dashuri”? “Po pse të zgjasë është më mirë se të digjet”, pyet Roland Barthes (Fragmente të një ligjërimi dashuror).
Figura e dashnorit duket se është një alternativë ndaj asaj të bashkëshortit; ajo e dashnores sensuale alternativë ndaj asaj të gruas dhe nënës. A është leksiku familjar vdekja e leksikut dashuror? Nga njëra anë është zjarri i të dashuruarit nga ana tjetër prania e ngrohtë e babait ose e bashkëshortit; nga njëra anë erotizmi i të dashuruarës nga ana tjetër, kujdesi i vëmendshëm i gruas ose nënës. Një pjesë digjet, tjetra zgjat. A nuk është ndoshta ky një nga paradokset më vendimtarë të dashurisë?
Por “si” lind një dashuri? Si ndodh? Si ndodh që dy njerëz takohen dhe deklarojnë se e dashurojnë njëri-tjetrin? Cili është sekreti i dashurisë? Çfarë e ndez, e shtyn, e mban në lëvizje? Çfarë e ushqen? Çfarë do dashuria? Çfarë do të thotë të deklarosh dashurinë tënde? E gjitha është një mashtrim, një iluzion, një kurth siç mendojnë shumë njerëz?
Është humbje kohe, dhimbje e kotë apo siç thonë më cinikët, një siklet që do hequr. Dhe pastaj: sa zgjat një dashuri?
A nuk jeton një kontradiktë të pashërueshme një deklaratë dashurie që do të donte të ishte e përjetshme? Apo mos ndoshta një dashuri nuk përfundon domosdoshmërisht në mut? Nuk përfundon herët a vonë në urrejtje? A nuk është kjo e vërteta përfundimtare për dashurinë? Të besosh tek dashuria në çift është si të besosh tek një përrallë? Novalis na paralajmëroi se misteri i dashurisë nuk mund të shpjegohet dhe se të vetmit të autorizuar për të folur për të janë poetët.
Psikanalistët, nga ana tjetër, janë shpesh ndër kundërshtarët më të vendosur të dashurisë si premtim që kërkon të zgjasë përgjithmonë. Megjithatë në çdo epokë dhe në çdo vend lindja e një dashurie sfidon kohën sepse çdo dashuri e denjë për këtë emër do të donte gjithmonë të ishte “përgjithmonë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht