LAJMI I FUNDIT:

Digjen dy makina në Shkup

Digjen dy makina në Shkup

Mbrëmë rreth orës 02:00 në rrugën “Nikolla Parapunov” në Shkup, tërësisht është djegur makina “Ford Focus” me targa të Shkupit, e Z.G (61) nga Shkupi. Dhe pjesërisht është djegur makina “Toyota” me targa të Shkupit nën pronësi të Ç.H (51), nga Republika e Koresë, me vendqëndrim në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ana e Brigadës së zjarrfikësve, zjarret nga makinat janë lokalizuar, ndërsa hetime në vendet e ngjarjes do të kryhen gjatë ditës së sotme./Telegrafi/