LAJMI I FUNDIT:

Dieta ketogjenike mund të jetë më e dobishme për meshkujt sesa për femrat

Dieta ketogjenike mund të jetë më e dobishme për meshkujt sesa për femrat

Dieta ketogjenike është mjaft e popullarizuar mes atyre që duan të humbin peshë shpejt.

Kjo është një dietë e cila përfshin konsumimin e sasive të larta të yndyrave të shëndetshme, sasive të ulëta të karbohidrateve dhe konsumim të moderuar të proteinave, transmeton Telegrafi.


Duke e zvogëluar konsumimin e karbohidrateve dhe duke e rritur konsumimin e yndyrave, trupi futet në një gjendje të njohur si ketozë.

Ketoza ndodh kur trupi nuk ka mjaftueshëm qasje në glukozë, të cilën e përdor si burim primar të energjisë.

Kjo pastaj e detyron trupin që të furnizohet me energji nga yndyra në vend të karbohidrateve, dhe kështu trupi fillon ta djegë dhjamin për energji.

Ka shumë raste ku njerëzit kanë humbur sasi të mëdha të peshës falë kësaj diete dhe është bërë fenomen në industrinë e fitnesit.

Sidoqoftë, kjo dietë mund të mos ia vlejë për femra – të paktën kështu thotë një hulumtim i ri i kryer me minj.

Në takimin vjetor të Shoqatës Endokrine, hulumtuesit nga Universiteti Iowa kanë diskutuar rezultatet ku kanë treguar se femrat janë më pak të prira sesa meshkujt që të humbin peshë dhe më të prira të kenë kontroll të çrregullt të sheqerit në gjak.

Hulumtuesit kanë spekuluar se estrogjeni mund të pengojë në procesin e humbjes së peshës.

Sidoqoftë, pavarësisht popullaritetit që gëzon, ende ka shumë gjëra të panjohura rreth dietës ketogjenike. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori