LAJMI I FUNDIT:

Dieta 2 + 1: Regjim ushqimi i cili shkrin kilogramët pa qenë të uritur

Dieta 2 + 1: Regjim ushqimi i cili shkrin kilogramët pa qenë të uritur

Kjo dietë bazohet në parimin e konsumimit të më shumë ushqimeve me pak kalori, – rezultatet janë 5 kilogramë më pak për 2 javë!

Dieta 2 + 1 lejon konsumimin e të gjitha ushqimeve të zakonshme, mirëpo theksi vihet tek perimet. E njëjta dietë përshkruan që pjata të mbushet me dy pjata me perime dhe me një pjatë mish.


Me fjalë të tjera, te çdo racion 75 për qind të pjatës mbusheni me perime (dy të tretat), ndërkaq pjesën e mbetur (një të tretën) me proteina, sipas dëshirës, si p.sh. mish, peshk, vezë apo sojë.

Perimet bishtajore dhe me fletë të cilat mund të gjenden gjatë vjeshtës janë të pasura me materie ushqyese dhe me fibra ushqimore të cilat ofrojnë ndjenjën e ngopjes, përmirësojnë metabolizmin, por që kanë pak kalori.

Ideja themelore e dietës 2 + 1 bazohet pikërisht në parimin e konsumimit të më shumë ushqimeve me pak kalori, përkatësisht shmangie nga kafshatat tepër të njelmëta, të ëmbla dhe të yndyrshme.

Për të arritur rezultate optimale përkufizoni porcionin e proteinave në 80 gramë për racion – hani mish të pjekur të bardhë me yndyrë minimale, peshk të pasur me omega 3 me thartira yndyrore apo zëvendësim vegjetarian, ndërkaq pjesën e mbetur të pjatës mbusheni me karota të shijshme, me selino, lakra apo me artikuj të tjerë perimesh të sezonit.

Nutricionistët thonë që gjatë dy javëve të praktikumit të këtij regjimi të ushqimit mund të humbni edhe deri 5 kilogramë dhe pas kësaj periudhe do të kërkoni alternativa të shëndetshme pa u hamendur. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori