LAJMI I FUNDIT:

Diellza Kolgeci: Ka vite që nuk blej prodhime serbe sepse thellësisht besoj se janë të dëmshme, mos të them edhe kancerogjene

Diellza Kolgeci: Ka vite që nuk blej prodhime serbe sepse thellësisht besoj se janë të dëmshme, mos të them edhe kancerogjene

Ka tash e sa kohë që fushata e grupit “Besa-Besë” me sloganin “Mos bli prodhime serbe”, ka mobilizuar qytetarët e Kosovës.

Kjo iniciativë ka gjetur përkrahjen edhe të shumë figurave publike, të cilët nuk po hezitojnë që përmes ndikimit të tyre, ta shtrijnë këtë thirrje edhe te ata që i ndjekin.

Ish-Mis Kosova, Diellza Kolgeci, është një prej personazheve të njohur që së fundmi i është bashkuar kësaj thirrje.


Foto: Diellza Kolgeci/Facebook

Ajo në seksionin e komenteve të grupit “Besa-Besë” ka theksuar se nuk blen asnjëherë prodhime serbe, pasi i cilëson si të dëmshme si për nga kualiteti ashtu edhe përmbajtja.

“Ka vite e vite që nuk blej prodhime serbe sepse thellësisht besoj që produktet ushqimore që sjellën në Kosovë nga Serbia janë të dëmshme për shëndetin, mos të them edhe kancerogjene (këtë e kam cek edhe publikisht vite më parë)”, ka shkruar Kolgeci në komentin e saj.

Foto: Facebook

Përndryshe, fushata “Mos bli prodhime serbe” ka gjetur mbështetjen edhe të figurave tjera publike si aktorja Adriana Matoshi, apo reperi i njohur i skenës, Gramos Aliu – Mozzik. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Magazina
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina
Kalo në kategori