Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas institutit, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16°C, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 28 - 32°C.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri 7m/s.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen këshillat e IKSHPK. /Telegrafi/