LAJMI I FUNDIT:

Diego Costa pritet të bëjë rikthimin befasues në La Liga

Diego Costa pritet të bëjë rikthimin befasues në La Liga

Ish-sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa mund ta bëjë rikthimin befasues në La Liga në 2025. 

Sulmuesi veteran u rikthye në Brazil në 2023 duke iu bashkuar Botafogos, pasi kishte luajtur në Evropë që nga 2006 në shtetë të ndryshme si Spanjë, Portugali, Angli. 

Sidoqoftë, ai vendosi që të ndërrojë klubet në shkurt të vitit të kaluar, duke u transferuar tek Gremio për ta zgjatur aventurën e tij në Brazil. 


Kontrata e tij tek Gremio skadoi në fillim të 2025 dhe ai është i gatshëm ta ‘ringjallë’ karrierën e tij me një rikthim në Spanjë që është opsion i mundshëm. 

Sipas një raportimi nga Mundo Deportivo, përfaqësuesit e Real Valladolid kanë kontaktuar me agjentin e Costas për të diskutuar një marrëveshje të mundshme. 

Valladolidi po lufton për mbijetesë këtë sezon, andaj ka një shpresë se Costa mund t’iu ofrojë atyre gola dhe përvojë në fazën ofanzive. 

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Costa luan për Valladolidin pasi ai kishte veshur fanellën e tyre edhe gjatë sezonit 2009/2010./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League
Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Premier League
Pesë lojtarë të Real Madridit rrezikojnë pezullimit në çerekfinalen e mundshme të Ligës së Kampionëve

Pesë lojtarë të Real Madridit rrezikojnë pezullimit në çerekfinalen e mundshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Spartak Moska dhe Zeniti refuzojnë transferimin e Mirlind Dakut për arsye politike

Spartak Moska dhe Zeniti refuzojnë transferimin e Mirlind Dakut për arsye politike

Ligat tjera
Saliba konfirmon të ardhmen e tij pas interesimit nga Real Madridi

Saliba konfirmon të ardhmen e tij pas interesimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori