LAJMI I FUNDIT:

Diçka e “çmendur” po vjen nga Renault – prodhuesi do të sjellë në treg një Twingo elektrik me çmim nën 20 mijë euro

Diçka e “çmendur” po vjen nga Renault – prodhuesi do të sjellë në treg një Twingo elektrik me çmim nën 20 mijë euro

Njësia e Renault e fokusuar në zhvillimin e veturave elektrike, Ampere ka zbuluar konceptin e gjeneratës së ardhshme të modelit Twingo.

Ky ‘hatchback’ i segmentit A, pritet të dalë në treg në vitin 2026, synon të jetë makina elektrike më e lirë e Renault, ku pritet të jetë me një çmim nën 20 mijë euro, transmeton Telegrafi.


Twingo i ardhshëm elektrik do të jetë automjeti elektrik më efikas i Renault, me një konsum energjie 10 kilovat-orë për 100 kilometra.

Ky nivel efikasiteti do ta bënte Twingo-n e ardhshëm elektrik 50 për qind më efikas se makinat e vogla elektrike aktuale.

Specifika të tjera nuk u bënë të ditura, por gjenerata e ardhshme e Twingo-s ka gjasa ta ketë bazën në platformën CMF-BEV, e cila së fundmi është riemërtuar “AmpR Small”.

Arkitektura gjithashtu do të bazohet nga dy modelet elektrike Renault 5 dhe Renault 4 që do të vijnë në vitin 2024 dhe 2025. /Telegrafi/