Kadastri nëntokësor është një dokument i cili është shumë i nevojshëm për postën dhe kompanitë të cilët merren me ndriçimin elektrik të qytetit. Edhe ata kanë pajisje dhe kabllo në shumë vende të qytetit nën tokë. Me përgatitjen të një dokumenti të këtillë qyteti i Dibrës definitivisht do t‘i tejkalojë të gjithë problemet që kompanitë dhe ndërmarrjet hasin gjatë defekteve.
Tanimë me vite flitet për nevojën që qyteti i Dibrës të ketë një kadastër nëntokësor. Është një dokument urbanistik tejet i nevojshëm meqë aktualisht asnjë nga institucionet të cilët kanë realizuar dhe kanë vendosur pajisje nëntokësore nuk dihet ku i kanë. Problemet nga mungesa e kadastrit nëntokësor sidomos i ndjen ndërmarrja komunale publike “Standardi”, e cila furnizon qytetin me ujë, por jo vetëm ajo. Kadastri nëntokësor i duhet edhe kompanisë që menaxhon me rrjetin elektrik, postës, etj.
Drejtoria e ndërmarrjes komunale publike “Standardi”, ka informuar se udhëheqësia e re e saj mes prioriteteve ka edhe përgatitjen e dokumentacionit për kadastrin nëntokësor. Drejtori i kësaj ndërmarrje Burim Kaba për gazetën KOHA thotë se kadastri nëntokësor është një dokument primar për ndërmarrjen që ai udhëheq. Prandaj janë ndërmarr të gjithë aktivitetet që së shpejti të fillojë dhe realizimi i këtij projekti shumë domethënës për qytetin e Dibrës. “Kadastri nëntokësor është një dokument i cili ka të dhëna primare për rrjetin e ujit. Deri tani edhe pse rrjeti për furnizimin me ujë të qytetit të Dibrës është vendosur pas Luftës së Dytë botërore, respektivisht viteve të 50-ta, Dibra deri sot nuk ka një dokument të këtillë. Kadastri nëntokësor është një vlerë urbanistike e cila lehtëson edhe punën e mirëmbajtjes të rrjetit të ujësjellësit. Prandaj me përkrahje të pushtetit vendor ne si drejtori veçmë i kemi ndërmarr aktivitetet e para për të përgatitur një kadastar nëntokësor në përputhje me ligjet dhe në bashkëpunim me institucionet që janë kompetente në këtë fushë”, thotë drejtori Kaba dhe shton se është optimist se një dokument i këtillë do të përgatitet shumë shpejt.
Në mungesë të një dokumenti të këtillë ku nuk dihet ku kalon rrjeti primar i furnizimit me ujë, rrjeti sekondar etj, gjatë defekteve paraqiten probleme të mëdha. Dekada me radhë nuk është përgatitur një dokument i këtillë dhe prandaj besojmë si drejtori që projekti duhet të realizohet shumë shpejt, shprehet Kaba.
Biseduam edhe me disa udhëheqës por edhe punëtorë të kësaj ndërmarrje komunale që kanë punuar vite më parë për të mirëmbajtur rrjetin me furnizim të ujit në Dibër. Ata thonë se ka ndodhur viteve të 70, 80, 90 por edhe më vonë kur ishin ende në jetë punëtorë të cilët kanë vendosur rrjetin e ujit që të pyeten se ku përafërsisht gjendet rrjeti gjatë defekteve. Prandaj një dokument i këtillë urbanistik është tejet i nevojshëm potencojnë në ndërmarrjen komunale “Standardi” e cila menaxhon me ujësjellësin rajonal Rosok-Dibër.
Por, kadastri nëntokësor është një dokument i cili është shumë i nevojshëm për postën dhe kompanitë të cilët merren me ndriçimin elektrik të qytetit. Edhe ata kanë pajisje dhe kabllo në shumë vende të qytetit nën tokë. Me përgatitjen të një dokumenti të këtillë qyteti i Dibrës definitivisht do t’i tejkalojë të gjithë problemet që kompanitë dhe ndërmarrjet hasin gjatë defekteve. Poashtu me kadastrin nëntokësor përcaktohen edhe të drejtat dhe obligimet për ata që posedojnë rrjetin nëntokësor. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit